I ri Të hënat blu Shiko më të madhe

Të hënat blu

Arnon Grunberg BDI0957

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Romani "Të hënat blu" ka shumë elemente nga jeta e vetë shkrimtarit. Përvojat apo përshtypjet e para të autorit të ri, ende 23-vjeçar, me sa duket vinin më shumë nga mjediset që kishte fare pranë: familja, shkolla dhe kaosi shoqëror i kohës. Në qendër të romanit është një familje e vogël me origjinë hebreje: babai gjysmë i alkoolizuar, që askush s’e di se si e fiton jetesën, nëna dikur mjaft e bukur, e mbijetuar e kampit të përqendrimit të Aushvicit dhe viktimë e neurozave të veta, dhe djaloshi Arnon, personazhi kryesor i këtij romani të shkëlqyer debutues, të përkthyer në mbarë botën.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931412

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Djali, i bindur se njerëzit më të dashur mund të bëhen armiqtë tanë më të këqij, dhe i shtyrë nga një kureshtje e pandalshme, e kalon jetën e tij të rrënuar mes bareve të Amsterdamit dhe prostitutave. Kësisoj, duke lënë mënjanë dashurinë sterile me Rozin, shohim të pasojnë njëri-tjetrin takimet me Marselën, Natashën, Astridin, Sandrën, por që mbeten të papërsëritshme e kuptimplota pikërisht për veçantinë e tyre.
Një eksperiment kurioz dhe interesant, diku midis Bukowskit dhe Céline, "Të hënat blu" është një libër plot jetë dhe të vërteta, ekspresiv, i gjallë dhe jetësor, sikur autori të donte të derdhte gjithçka, absolutisht gjithçka, të rinisë dhe aventurave të tij të para profesionale e seksuale në të, pa menduar shumë për stilin, por plot episode, kujtime, reflektime dhe përshtypje që vijnë njëra pas tjetrës.
Një përpjekje për të bërë sërf mbi dallgët e jetës, por pa u kredhur kurrë dhe pa ua eksploruar thellësitë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe272
ISBN9789928931412
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri
PërkthyesiAgim Doksani