I ri Mjalte i hidhur Shiko më të madhe

Mjalte i hidhur

Caryl Lewis OMBRA0050

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Caryl Lewis [1978], një nga shkrimtaret më të njohura sot në Uells, është autore e shumë romaneve për të rritur dhe fëmijë dhe fituese e çmimeve më të rëndësishme letrare. Romani i saj Marta, Xheku dhe Sianko, 2004, është realizuar film dhe ka fituar gjashtë çmime BAFTA uellsiane dhe çmimin Spirit of the Festival në Festivalin e Medias në Sëlltik, 2010.
Lewis është edhe skenariste e filmave të suksesshëm Hinterland dhe Hidden.
Ajo ka pasion bletët, argjendarinë dhe jeton në Uells.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928065179

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Një farë në bërthamën e një molle është një kopsht frutor i padukshëm”... kështu thotë një proverb i vjetër uellsian.
Hana ka jetuar gjithë jetën në Berlan Deg. Bashkëshorti i saj erdhi të jetonte në pemëtore mbasi u martuan së bashku. Ndërsa ai prehet i shtrirë në mes të dhomës, sepse është nata e funeralit, mbas pesëdhjetë viteve martesë, një jetë e tërë kujtimesh, treten përballë pamundësisë për të pranuar qetësinë e tij të përjetshme.
Ai ishte shkrimtar dhe bletërritës njëkohësisht. Ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kishte arritur ta kuptonte botën rretheqark, përmes gjuhës së bletëve. Para se të vdiste, ai i ka lënë Hanës njëmbëdhjetë letra, po aq sa është numri i kornizave të hojeve brenda në një koshere bletësh.
Secila prej letrave, është një analizë e ngjarjeve dhe situatave të ndryshme të martesës së tyre.
Në mëngjesin e funeralit, Sejdi, motra më e vogël e Hanës, me të cilën prej kohësh nuk kishte marrëdhënie, kthehet në shtëpi për ceremoninë mortore.
Ndërsa Hana i hap dhe fillon të lexojë letrat njëra pas tjetrës, zbulon një sekret tronditës që do ta detyrojë Hanën të rishqyrtojë të gjithë bashkëjetesën e saj.
Mjalti i hidhur është një roman që bashkon tri gra që nuk e kanë njohur kurrë karakterin e njëra tjetrës dhe shumë të ndryshme në sjelljet e tyre, në një Eden të thyer. Ky roman analizon mënyrën se si secila prej tyre përpiqet ta rindërtojë jetën sipas kushteve, lidhjeve dhe zgjedhjeve personale.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe284
ISBN9789928065179
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
PërkthyesiSidita Dano Hoxhiq