I ri Anima Shiko më të madhe

Anima

Wajdi Mouawad A-007951

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një grua shtatzënë, e masakruar, e përdhunuar, e rrethuar nga një pellg gjaku. gjendet në shtëpinë e saj të zymte. Deshmitari i vetem dhe i pafuqishëm, i kesaj ngjarje eshte macja. Kjo ...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një grua shtatzënë, e masakruar, e përdhunuar, e rrethuar nga një pellg gjaku. gjendet në shtëpinë e saj të zymte. Deshmitari i vetem dhe i pafuqishëm, i kesaj ngjarje eshte macja. Kjo është skena makabre që shfaqet para syve të Uash Debshit një mbrëmje, kur sapo ishte kthyer nga puna. Ajo shtëpi është e tij dhe viktima, është gruaja e tij.

I verbuar nga dhimbja dhe etja për hakmarrje, por mbi të gjitha për ta parë në sy, ai niset në kërkim të gjurmëve të vrasësit. Në përpjekjet dëshpëruese për të kuptuar të keqen, ai zhytet edhe më thellë në një bote tjetër, të fshehur nën sipërfaqen e botës së qytetëruar, një botë që sundohet nga mafia, trafikimi, krimi, që qeverisin me ligjet tyre. Në këtë aventurë të guximshme, i shoqëruar nga miqtë besnike, kafshët. zbulohet historia e dramës së tij që fillon nga koha e femijerise. Kafshet degjojnë, kafshët mund të shohin në brendesi të shpirtit, por nuk mund t'ia zbusin dhimbjen. "Anima" eshte nje odise bashkekohore tronditëse. njëkohësisht është edhe një provokim i guximshëm letrar. Kapitull pas kapitulli, fija narrative rimerret nga kafshet, duke filluar me macen që rrëfen skenën tronditëse të krimit, që kreu një "bishë djallëzore". Qeni, macja, minjtë, gjarpëri, merimanga dhe insektet e çdo lloji që dëshmojnë të gjithë historinë, e dritësojnë lexuesin për perceptimin më të saktë të këtij realiteti ku jetojmë. Gjatë rrugëtimit të Uash Debshit, zbulohen humnera ku brenda tyre shtrihen male me kufoma njerëzore. Ai është i traumatizuar, i shkatërruar, pa asgjë për të humbur dhe pas çdo hapi që hedh, kupton se njerëzimi është një bashkësi mizore. E vërteta e hidhur që zbulon kjo dramë, është: "Qielli akoma nuk ka parë asgjë më kafshërore se njeriu".

Të dhëna

Faqe560
GjuhaShqip
StatusiI ri