I ri Vajza e mortit Shiko më të madhe

Vajza e mortit

Luice Faulerova A-007950

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E goditur nga nje tragjedi familjare, Maria, gjendet në nje udhekryq për të ardhmen duke u përballur pas çdo sfide te se kaluarës. Ajo eshte rreth të njëzetavé dhe përjeton dramën e vetëvrasjes të motrës. Kujtimet e saj, si copëza të një realiteti te thermuar, gradualisht bashkohen dhe pikturojnë tablonë e nje familjeje të shkaterruar nga dhuna dhe sëmundjet. Dashuria është elementi mbi të cilin tre anëtarët e mbetur të familjes përpiqen të rindërtojnë jetët e tyre, por beteja më e veshtire e Marias është me vetveten, me plagët e hapura, me ndjenjën mbytëse të fajit, me përballjen me "demonet" e brendshëm. Kjo histori e trishte fillon në një tren dhe përfundon po në tren... në të cilin, gjatë gjithë rrugëtimit, kondensohet një gamë e pafundme kujtimesh. Një udhëtim me emocione të shumta drejt jetës, nëpërmjet dhimbjes për vdekjen e motrës, e cila përballohet vetëm me ironi dhe grotesk... me humarin, që Maria, nuk ia kursen as vetes dhe as lexuesit. Dhe pas çdo humnere të errët kujtimesh tragjedike, shfaqen rreze të pafundme drite, të kujtimeve familjare, dashurisë për qenin, për fëshfërimën e gjetheve nën një qiell plot yje. për përkëdheljet e buta dhe plot ndjenjë.

Ky është një roman ku e shkuara dhe e tashmja, reali-teti dhe fantazia, përbëjnë një mozaik emocional me ulje ngritje të vazhdueshme. Ndërsa udhëtimi me tren përcakton ritmin e uljeve dhe ngritjeve të këtyre emocioneve, shkruar me një stil poetik dhe arkitekturë strukturore të përsosur.

Të dhëna

Faqe390
GjuhaShqip
StatusiI ri