I ri Empuzion Shiko më të madhe

Empuzion

Olga Tokarczuk BPA0220

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Olga Tokarçuk në romanin Empuzion u zbulon lexuesve të vërtetat mbi botën, të cilat ose nuk i vëmë re, ose me çdo çmim nuk duam t’i bëjmë pjesë tonën.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928325327

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shtator 1913, qendra klimatike Görbersdorf (Sokollovsko e sotme në Silezinë e Poshtme). Këtu, rrëzë maleve, për më shumë se gjysmë shekulli funksionon një nga sanatoriumet e para në botë dhe më i famshmi në gjithë Europën ku kurohen sëmundjet e “kraharorit dhe të fytit”.

Mjeçisllav Vojnjiçi (Mieczysław Wojnicz), student nga Lvovi, vjen në qendërkurim me shpresën se metodat novatore të mjeksisë dhe ajri i pastër do të frenojnë avancimin e sëmundjes së tij, madje edhe mund ta largojnë atë përfundimisht. Por diagnoza nuk lë vend për iluzion –  tuberkuloz.

Në Bujtinën e Burrave njeh pacientë të tjerë. Të sëmurët nga Vjena, Krulevci, Breslau dhe Berlini, rrëkëllejnë çdo mbrëmje pijen e tyre të preferuar “Schwärmerei”, debatojnë pa lodhur për çështjet më të rëndësishme të kësaj bote: a e kërcënon Europën lufta? Monarkia apo demokracia? A ekzistojnë demonët? A luan rol femra në shoqëri, apo detyra e saj është vetëm lindja e fëmijëve?

Rutinën e pacientëve e turbullon vdekja e beftë e gruas së pronarit të bujtinës. Vojnjiçit i mbërrijnë në vesh histori të llahtarshme me ndodhi tragjike jo larg sanatoriumit.  Edhe pse i preokupuar me zbulimin e të vërtetës për personin e tij, enigma e ngjarjeve që të kallin tmerr e zbavit atë sa vjen e më shumë. Por ndërkohë ai vetë nuk e di nëse forcat e errëta e kanë vënë në shënjestër.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe442
ISBN9789928325327
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik