7 porta për t'u çelur nga 12 personazhe në 21 ditë. Tre ligje dhe direktivat e një mjeshtri për t'u zbatuar. Vetëm njëri prej tyre do të arrijë të mbijetojë deri në fund, duke marrë dhe statusin e Banorit të Dritës. Intriga, pasion, mister, rrëfime intime, dhunti përtej së zakonshmes, zhdukje pa paralajmërim.
Tradhtia e intelektualëve mbetet një pikë referimi në historinë e ideve në shekullin e 20, një nga tekstet kryesore për rolin dhe autonominë e intelektualëve, një libër që nxit polemikën mbi plagë ende të hapura. "Intelektualë" këtu konsiderohen "njerëz, funksioni i të cilëve është mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe të çinteresuara, si drejtësia dhe...
A mundet që një lajm i rremë të shënjojë fatin e një kontinenti? Kjo është pikërisht ajo që beson një industrialist i pasur në pará e mbështetje politike dhe një marketer i paskrupullt.
Dy miq, udhëtojnë nëpër Itali me një makinë të kuqe: dëgjojnë muzikë, këndojnë, qeshin e zihen me njëri-tjetrin.Janë rreth të dyzetave dhe jetët e tyre janë ende pezull. Andrea pret një vendim nga i cili varet historia e tij e dashurisë. Paolo është në krizë: si çift, si identitet, si burrë i moshës së mesme.
Thanoja është i papërsëritshëm. Ai është inteligjent, egocentrik, vetë-shkatërrues,mizogjen, i alkoolizuar dhe vetëvrasës. Kjo është arësyeja që e bën këtë roman tërheqëskaq tronditës dhe njëkohësisht që të rrëmben zvarrë në një udhëtim të çuditshëm që nis ngaskajet e shoqërisë dhe të çon deri në thellësitë e saj.