Libri i parë i serisë së djemve, "Thjesht fqinjë" na prezanton me Mel Fuller. Mel është një vajzë periferie, e cila zhvendoset në Nju Jork ku punon si kolumniste e lajmeve rozë, por me një ëndërr: raportimin e historive të rëndësishme.
Liz dhe Jack Sutherland kishin një jetë normale. Në 18 vjet martesë, ata kishin ndërtuar një familje, një punë të suksesshme dhe një shtëpi të ngrohtë në Rrugën e Shpresës, pranë San Franciskos. Pastaj, në një moment, gjithçka u shkatërrua.
Qëndruan të trishtuar pa ia ndarë sytë njeri-tjetrit për një kohë të gjatë. Pastaj, pa thënë as edhe një fjalë, ai u përkul tek ajo dhe pasi e mori fytyrën e saj me ëmbëlsi në pëllëmbët e veta, e puthi.
Në një ditë të ngrohtë qershori, një grua nga Çikago zbret nga autobusi në një qytet të vogël. Nuk ka ndërmend të qëndrojë, është thjesht kalimthi. Gjithsesi, ndalesa e saj në këtë qytet e ka një arsye dhe është pjesë e një historie që nuk do ta harroni kurrë.
Tilit i duhet të arratiset, shoqëruar nga Nela, vajza e bukëpjekësit. Në rrugëtimet e tyre të rrezikshme, që fëmijë e derisa rriten si akrobatëshëtitës, përmes gjithë vendit të shkatërruar nga luftërat fetare, ata takojnë shumë njerëz të vegjël dhe disa të ashtuquajtur të mëdhenj.
Në vëllimin e dytë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Flaka e dëshirave, Forca e dashamirësisë, Princi qe u martua me nje bretkose, perandori dhe zanat Libri i madh i magjive, Muzikantet e Bremenit, Baresha dhe oxhakfshirësi, Peshku i artë, Rrobaqepësi dinak, Tre muzikantë, Tri dëshirat, Dielli, hëna dhe Talia, Sindbad detari
Në këtë roman, Danielle Steel bën një përshkrim të fuqishëm të familjeve të ndara, jetëve të shkatërruara dhe një kombi të mbërthyer nga paragjykimet gjatë një episodi të turpshëm në historinë amerikane.
E re, e pafajshme dhe me bukuri të habitshme, Crystal Wyatt, ishte një e dëbuar, e cilia urrehej dhe zilepsej nga të gjithë, por jo nga i ati i saj i përkushtuar, me të cilin ndante një dashuri të thellë për fermën e tyre të largët në Kaliforni.
Ky roman është një portretizim zemërthyes i dashurisë, familjes dhe karrierës – leximi i të cilit do t’iu bëjë fansa të çmendur të historisë së dy njerëzve të suksesshëm në sipërmarrjet e tyre, bashkimi i të cilit është gjithmonë në shënjestrën e moralit, familjeve dhe medias e cila i ndjek kudo ku shkojnë....
Mata Harri, Rasputin, Rozenbergët, Banda e Bonosë, Xhek Kasapi, Çështja Drejfys... Ky është udhëtimi i jashtëzakonshëm në historinë e krimeve që sjellin Pierre Bellemare dhe Jean François Nahmias. Emrat e rrëfimeve më të mëdha kriminale të të gjithë kohërave janë të njohura. Por talenti alla Bellemare i tregimtarit më popullor francez ja sjell lexuesit si...
Per te gjithe adhuruesit e serise se Chris Colfer, Vendi i rrefenjave, e gjithe seria me gjashte vellime mblidhet ne nje pako te vetme, me nje dizanj fantastik dhe ofrohet si nje zgjidhje e mrekullueshme per tu bere dhurate per femijet qe e duan boten magjike te perrallave dhe rrefenjave.
Çfarë është AntiPinoku? Procesi i të shndërruarit nga njeri në marionetë? Apo nga adult në ‘infans’ (në sensin e kujt nuk di të flasë)? Kjo përmbledhje me tregime të shkurtra është një serënditje fshehkash (lexo si vend0shehjejesh, të vërtetash dhe të vetvetes). 6 tregime nomade dhe pa atdhe
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.
Ky libër vjen si një sfidë e çuditshme kundër censurës, presionit politik, etj., që bën të mundur fjala e shkruar. Romani është konsideruar si një nga librat më të mirë të letërsisë greke dhe asaj europiane
Epika e dehur. Krenar Zejno sjell në një libër, një mori vargjesh të konceptuara në formën e një piramide. Çfarë janë piramidat? Çfarë mund të gjesh në këto forma kaq të vjetra mbi të cilat orvatet sot ende njerëzimi.
Mathias Énars fitoi me këtë titull çmimin më të njohur në letërsinë franceze, Goncourt (2015). Njohës i shkëlqyer i orientit, lexuesi shqiptar do ta ketë akoma më interesant këtë roman me faktin që, Mathias Énard, e njeh letërsinë shqipe dhe poetin Naim Frashëri, madje duke e cilësuar këtë të fundit si klasik i ushqyer me modernitet.
Vepra bën fjalë për zhvillimin Historik, veprat burimore dhe temat kyçe të akaidit dhe kelamit.
Një libër modest por i mjaftueshëm në lidhje me parimet themelore të metodologjisë së hulumtimit në shkencat islame.
Nje set per mesimin e numrave per moshen 3-4 vjec i cili permban libra per mesimin e numrave
Nje set me dy libra per femije te moshes 8-13 vjec dhe nje ndarese e vogel librash per nje lexim sa me te kujdesshem.
Gjarpri i Madh është i gjithëgjindshëm. Ai është Krijuesi i Gjithësisë dhe vetë Gjithësia, të çon në Ferr dhe është vetë Ferri. Gjarpri i Madh është i shumëfishuar te të gjithë personazhet dhe te të gjitha ngjarjet.
Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.
Ky është rrëfimi i madh, SHPËRTYHYES, për dy binjakë dikur të pandashëm të cilëve iu shkatërrua jeta nga tragjedia.” Autorja e romanit “Qielli është kudo” edhe me këtë roman do t’iu lërë pa frymë, do t’iu përlotë, pse jo edhe do të qeshni nganjëherë. Romani listohet ndër më të vlerësuarit e komunitetit të lexuesve të Goodreads (me 4.14 yje)
Një libër ku janë përmbledhur disa prej ligjëratave të autorit, të cilat ai i ka mbajtur mbi Perandorinë Osmane. Përveç periudhës klasike dhe procesit të modernizimit të Perandorisë Osmane, në këtë libër flitet edhe për tema të ndryshme, sikurse që janë kryqëzatat, apo ndasitë midis kishës katolike dhe asaj ortodokse...
Autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimit të zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth.