Weekend i mallkuar ne Bruksel Shiko më të madhe

Weekend i mallkuar ne Bruksel

Albert Nikolla IA0083

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman, herë autobiografik,herë horror dhe herë-herë satirik, na ofron botën e njerëzve që na gatuajnë përmes lajmeve dhe fatin e një shoqërie që filtrohet përmes tyre.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ideart
ISBN9789994360426

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani nis me vrasjen e një gazetari, Mati Reas, dhe mes jetës që vazhdon dhe kësaj vrasjeje që trondit opinionin, ka intriga, para, drogë, prostitucion, zvetënim moral, rënie, brerje, mëkate fëminore të një shoqërie që rilind përmes gabimit. A duhet ti thotë gazetari ato që dëgjon? A duhet ti shkruajë e tia shpallë botës ato që di? Albert V. Nikolla ka lindur me 16 nëntor 1968 në Shqipërinë Qendrore (Mat). Kryen studimet në Universitetin e Tiranës, nga viti 1990 deri në vitin 1994. Student i talentuar, laurohet me diplomën në saj të një memorie avangardiste (që zbulon lidhjet e dukshme dhe të padukshme mes poezisë franceze dhe asaj shqiptare) të titulluar: Migjeni dhe Gjeneza e Poezisë Moderne Shqipe , duke marrë kështu të drejtën për të qenë Profesor Letërsie për sistemin e shkollave të mesme. Një diplomë tjetër, akorduar më 1996 nga Instituti Danez i Medias, i jep akses në fushën e gazetarisë profesioniste. Në fillim, punon si gazetar për të përditshmen Koha Jonë për të vazhduar me gazetën tjetër të përditshme (më e madhja në vend) Shekulli, ku punon si Shef i rubrikës së informacionit dhe më pas përgjegjës për rubrikat speciale: Reportazhe-Investigime-Dosierë, kryesisht në publikimin e artikujve sa i takon trafikut të fëmijëve, të femrave dhe të drogës. Mbi 400 dosierë investigime e reportazhe, mbajnë firmën e tij. Albert V. Nikolla ka tre vëllime me tregime në aktivin e tij: Dashnori i fundit, Ngjyrat e çmendurisë dhe Lojë tulipanësh. Por gjithashtu dhe shumë romane, si: Në kërkim të Perpetum Mobiles ; Week-End i përgjakur në Bruksel; Golgota e Kuqe; Kanun; Vallëzim nën Yje ; Gjeniu dhe Vrasësit, Humbësi i vetvetes, pa harruar esenë Shtegtimi i Pelikanëve.

Të dhëna

Faqe144
ISBN9789994360426
Viti i Botimit2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë