Qytetërimi Shiko më të madhe

Qyteterimi

Kenneth Clark DK0087

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një ndër librat më të lexuar sot në botë. Një udhëtim në rrugën e gjatë të qytetërimit europian, që nga shembja e Perandorisë Romake deri në ditët tona, duke e ndalur shikimin në një sërë qytetesh, qendra të vërteta të shpirtit krijues europian, në një sërë episodesh që shënojnë etapat kryesore të zhvillimit të këtij qytetërimi dhe të një varg figurash gjeniale që me veprat e tyre në filozofi, arkitekturë, pikturë, skulpturë, muzikë, poezi, shkencë dhe inxhinieri kontribuan që ne sot të mundemi të kuptojmë më mirë botën që na rrethon dhe vetveten tonë.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN9789992766107

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Këtu po jua zbuloj fytyrën time të vërtetë... besoj që rregulli është më i mirë se kaosi, që krijimi është më i mirë se shkatërrimi. Parapëlqej mirësinë e jo dhunën, ndjesën e jo hakmarrjen. Në përgjithësi, mendoj që dija është më e parapëlqyeshme se padija dhe jam i sigurt që mirëdashja njerëzore vlen më shumë se ideologjia. Besoj që, megjithë triumfin e tanishëm të shkencës, njerëzit nuk kanë ndryshuar shumë në dy mijë vjetët e fundit dhe si pasojë ne duhet të përpiqemi ende të mësojmë prej historisë. Historia jemi ne vetë. Besoj edhe në një a dy gjëra, të cilat e kam të vështirë t’i formuloj shkurt. Për shembull, besoj në mirësjelljen, në atë ritual me të cilin i shmangemi lëndimit të ndjenjave të njerëzve të tjerë, për të kënaqur ‘unin’ tonë. Më duket se nuk duhet të harrojmë që jemi pjesë të një të tëre të madhe, të cilën për voli e quajmë natyrë. Të gjitha gjallesat janë vëllezërit dhe motrat tona. Por më shumë i besoj gjenisë që Zoti u ka dhënë disa individëve dhe e vlerësoj atë shoqëri, që e bën të mundur ekzistencën e tyre.”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe281
ISBN9789992766107
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiAleko Minga
HistoriBota