Enciklopedi e përshtatur për fëmijë për të mësuar më shumë rreth trupit të njeriut. Ilustrime të kënshme shumëngjyrëshe.
Këtu gjeni të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh!
Një roman klasik i aventurës shkruar nga Katherine Rundell dhe frymëzuar nga fëmijëria e saj në Afrikë dhe Evropë. Një libër ku prindër e fëmijë ftohen të bëhen pjesë e një aventure në natyrën e egër të Amazonës. Waterstone dhe BBC e kanë shpallur si librin më të mirë për fëmijë të vitit 2014. Lini gjithçka edhe ejani të eksplorojmë Amazonën!
Lindi në Adana të Turqisë dhe kaloi fëmijërinë në Gjirokastër, qytetin përrallor, që i dukej sikur fluturonte. Ajo është shkrimtarja e parë shqiptare, që u vlerësua që në fillim për artin e saj me nivel të lartë.
Mbretëresha ilire Teuta është një nga figurat më spikatëse të grave në historinë europiane, që kanë drejtuar shtete dhe fuqi të mëdha.
Tefta Tashko Koço (1910 - 1937), kjo bijë e një familjeje atdhetare, ishte ndër të parat soprano shqiptare, që solli muzikën operistike në vendin tonë.
Piktori Ibrahim Kodra lindi në Ishëm të Durrësit më 1918 dhe vdiq më 2006 në Milano, ku jetonte prej më shumë se gjysmë shekulli.
Unë themelova “The Beatles”, grupin e rrokut më të njohur në të gjitha kohërat. Me këtë grup revolucionuam muzikën, u lidhëm me gjithë të rinjtë e kohës, shitëm miliona disqe, mbushëm stadiume... Kurrë nuk kishte ndodhur që një grup muzikor të kishte aq shumë admirues dhe të nxiste aq shumë pasione. Fanset tona ulërinin, qanin dhe, madje, humbnin ndjenjat...
Që nga filozofët e deri te poetët, që nga arkitektët e deri te piktorët, që nga mbretërit e papët dhe deri te njerëzit e thjeshtë, të gjithë ndiheshim të aftë për ta ndryshuar botën.
Gjatë jetës sime kompozova nëntë simfoni, gjashtëmbëdhjetë kuartete harqesh, mbi tridhjetë e dy sonata për piano, një operë dhe kompozime të tjera, që do t’i njohim së bashku. Shkrova aq shumë muzikë, saqë duket gati e pamundur të besohet se gjatë pjesës më të madhe të jetës sime unë nuk mund të dëgjoja. Mund ta imagjinoni dot një muzikant që s’dëgjon?...
Pas zbulimit tim nisi epoka e perandorive të mëdha oqeanike. Falë tregtisë me Botën e Re, disa vende evropiane, si Spanja dhe Anglia, përjetuan një rritje të madhe ekonomike dhe u kthyen në fuqi botërore. Që atëherë, ajo që ndodh në një pjesë të botës, ndikon tek të gjitha vendet e tjera të saj. Pa udhëtimet e mia, bota në të cilën jetoni, nuk do të ishte...
Jam i sigurt se, nëse juve do t'ju jepej mundësia të ndërmerrni një udhëtim të tillë, patjetër që do të niseshit menjëherë. Por besoj se pak njerëz kanë pasur mundësinë për të parë dhe për të njohur të gjitha ato vende dhe, për këtë arsye, dëshiroj t'ju rrëfej për udhëtimin tim.
Jeta ime ishte shumë e vrullshme në të gjitha kuptimet. U bëra mbretëresha e Egjiptit në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Luftova pa u lodhur për vendin tim. Ju siguroj që nuk kam qenë ajo gruaja e padrejtë dhe manipuluese që më kanë përshkruar. Dhe për t'u mbrojtur nga shumë e shumë gënjeshtra, besoj se ka ardhur momenti që t'jua tregoj vetë historinë time.
Ismail Qemal Vlora lindi në Vlorë më 24 janar 1844, në një familje të madhe, të nderuar e të njohur në botën osmane.
Seria “Zbuluesit e vegjël” është e veçantë. Secili prej librave që e përbëjnë atë, siç është “Thellë në det”, ka më shumë se 30 kapakë. Ja, në këtë libërth gazmor, po t’i ngrini një nga një këta kapakë, do të zbuloni brenda e jashtë tyre thellësinë e detit. Është njësoj si një lojë. E dini? Po ta keni përpara, mezi do të prisni të shihni sidomos ç’ka...
Ky botim do tú japë përgjigje shumë pyetjeve që mund të kenë fëmijët për kafshët gjigande që dikur popullonin planetin tonë. Një botim fantastik, me imazhe dhe me të dhënat më të fundit të shkencës, tashmë vjen edhe në shqip për të pasuruar dijet e vogëlushëve tanë.....
Këtu do të gjeni kërshëri pa fund e gjithçka që ju duhet për të njohur këto kafshë mbresëlënëse, shoqëruar edhe me ilustrime të mrekullueshme.
Në këtë libër do të mësoni gjëra interesante e kuriozitete, shoqëruar me imazhe që na dëftojnë se si ishin dhe si jetonin egjiptianët.
Këtu ka gjithçka që duhet të njohë çdo i apasionuar pas mbretërisë së kafshëve, shoqëruar me ilustrime e kuriozitete interesante.
A e dini sa fakte e hollësi të rëndësishme e interesante ka në këtë libër, të shoqëruara edhe me ilustrime? Zbulojini, ç’prisni!
"Kjo kutizë, e cila përmban 12 libra të mrekullueshëm, është burim themelor për mendjet kureshtare të lexuesve të vegjël. Kjo enciklopedi mbështet me profesionalizëm të gjitha temat që zhvillohen në ciklin parashkollor.
Vajzat mund të udhëheqin botën. Gjithçka që u duhet është vetëbesimi. I pajisur me ilustrime novelash grafike, me lista e me teste të këndëshme, si dhe me ngjarje reale të shumë vajzave, ky libër të mëson kodin e vetëbesimit: si ta krijosh atë dhe si ta vësh në përdorim. Libri është për moshat 8-12 vjeç
Këtu do të mësoni çdo gjë rreth kafshëve. Përmban ilustrime, informacione, pyetje, përgjigje dhe për më tepër çdo faqe është e lidhur me internetin.
“Enciklopedia e Tokës” ju ndihmon të kuptoni se pse planeti ynë është i papërsëritshëm. Në të do të gjeni përgjigje për të gjitha pyetjet që ju lindin për planetin ku jetojmë.
Autorët e këtij libri janë specializuar në fushën e botimeve për natyrën. Teksti i hartuar prej tyre plotësohet dhe gjallërohet me ilustrimet e biologut Román García Mora, i cili është specializuar edhe në fushën e ilustrimeve shkencore, duke iu përkushtuar sidomos rindërtimit paleontologjik, e mbi të gjitha, të dinozaurëve.
Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore.
Enciklopedi e përshtatur për fëmijë për të mësuar më shumë rreth rritjes së pemëve. Ilustrime të kënshme shumëngjyrëshe.
Një botim me shumë vlera, me fakte, rekorde dhe figura të mahnitshme mbi qytetërimet e lashta, fetë, hapsirën, natyrën, kafshët, teknologjinë, vendet, popujt, artin, mbi gjithçka.