Një dhuratë e veçantë për njerëzit tuaj më të dashur. Imazhet dhe teksti janë të frymëzuara nga dashuria për njerëzit tuaj më të shtrenjtë.
Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” është një përrallë me pengesa, krijuar enkas për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë (6-8 vjeç). Përralla është ndryshe nga të tjerat, se është e papërfunduar: pret që ti “Superheroi Shpëtues i Përrallës” t’i plotësosh shkronjat te fjalët e tekstit në faqet e djathta dhe më pas ta...
Lexojeni këtë libër nëse i keni qejf ata që i kuptojnë gabimet e tyre, ata që janë naivë dhe ata që nuk dorëzohen kurrë.
Autori më i mirë i letërsisë për fëmijë në shekullin e XX, Roald Dahli vjen me një tjetër libër të ri në shqip. Me një format të madh, i shoqëruar me ilustrime fantastike, ky libër është plot fantazi dhe aventura, të sjella mjeshtrisht në shqip nga Naum Prifti.
Këto dy libra kanë shënuar rekorde në listat e shitjes së librit për fëmijë në platformat botërore; prandaj po rekomandojmë librin “Kafshët fantastike” të Joanne Roëlind dhe “Nevermur” të Jessica Toënsend, të cilët kanë ardhur në shqip së fundi.
Mortina është një personazh i ri që ka hyrë në botën fantastike të fëmijëve. Ajo është një vajzë – zombi që do të bëjë për vete të gjithë lexuesit e vegjël. I tillë ka qenë kudo nëpër botë, pasi deri më tani është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës
Dhuna në shkolla është një fenomen tej mase shqetësues, prandaj ne i rekomandojmë këto tre libra që të ndihmojmë fëmijët, mësuesit dhe prindërit për të luftuar bullizmin. Të tillë janë vlerësuar edhe në Itali, prandaj, Mediaprint dhe përkthyesi Erion Kristo i kanë sjellë në shqip në mënyrë që shkollat tona të jenë më paqësore dhe miqësore për fëmijët tanë
Bashkohu me Andin dhe me Terin në shtëpinë e tyre që tashmë ka 26 kate, 13 prej të cilave janë të reja fringo ku kanë dhe një psotë për gara makinash, një pistë rrëshqitëse me patina, një arenë luftimi me baltë, një dhomë antigraviteti, një dyqan akulloresh me 78 shije të ndryshme të cilat shërbehen nga një robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e...
Gjithçka rreth botës së gjitarëve, kur, ku, si dhe me çfarë jetojnë ata. Nëpërmjet një teksti të thjeshtë dhe ilustrimeve të mrekullueshme, ky libër tregon deri në detaje sekretet e botës së tyre të magjishme!
Një tufë njëbrirëshash janë larguar nga Lugina e Ylberit në kërkim të një aventure kukafshehtas. A mund t’i gjesh të shtatë njëbrirëshat shumëngjyrësh në çdo pamje? Një vend i rrëmujshëm kampingu, një koncert muzikor i hatashëm, një muze madhështor dhe një safari përvëlues... janë 17 vende, nga më argëtueset rretheqark botës, për t’u eksploruar bashkë me...
Këtu gjen të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh! UNIVERSI / TRUPI I NJERIUT / HISTORIA / TOKA / BIMËT / KAFSHËT / BOTA SOT / ARTET / SHKENCA DHE TEKNIKA. Me qindra ilustrime të ndryshme, që kureshtarët e vegjël të zbulojnë botën rreth tyre. Libri është për moshat 6-10 vjeç
Enciklopedi e përshtatur për fëmijë për të mësuar më shumë rreth trupit të njeriut. Ilustrime të kënshme shumëngjyrëshe.
Tregim për fëmijë, përkthyer nga Mitrush Kuteli. Këtu tregohet se Lizukë vogëlushja është një vajzë e keqe.
Ky titull është libri i katërt i ciklit të “Çufos”, cikël i cili do të bëhet simbol i lindjes së “përrallës së re” shqip. Personazhi i Çufos lindi në një kohë kur letërsia ...
Shumica e fëmijëve e kanë një vëlla apo një motër. Matilda ka një gjyshe, që jeton me të dhe nënën e saj. Gjyshja është paksa e çuditshme, me flokë ngjyrë portokalli, rroba që i farfurinë, di të bëjë vertikalen dhe është kampione në videolojëra. Nganjëherë flet vend e pa vend, është e vërtetë, por Matilda e do dhe e ka aleate në familje. Dhe kur nëna e...
Ky libër u kushtohet fëmijëve të varfër shqiptarë që përballen me jetën e vështirë në familjet e tyre dhe detyrohen të bëjnë punë të rënda, për të mbijetuar.
Është një histori bëmash dhe aventurash të mrekullueshme, që ka magjepsur breza të tërë fëmijësh. Plot ngjyra dhe imagjinatë, ky libër i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të zënë një vend në zemrën e lexuesve të vegjël, dhe për të qëndruar aty edhe kur ata të rriten.
Këtu gjeni të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh!
Qeni! Aspak i bukur, por me një dëshirë të fortë për të jetuar! Ç’kërkon, vallë, ky qenush? Një pronare. Një njeri të vërtetë, që ta dojë. Molla i pëlqen shumë Qenit. Por ajo është tejet tekanjoze! Molla, një kokëfortë nga ato të pashoqet! Por Qeni ka një plan për ta “zbutur” Mollën...
Njihuni me Sara Stenlin, e njohur në libër si Vajza e Historive. Ajo është heroina më e këndshme për L.M.Montgomery, bashkë me personazhin tjetër aq të njohur Ana Flokëkuqja.
Një roman klasik i aventurës shkruar nga Katherine Rundell dhe frymëzuar nga fëmijëria e saj në Afrikë dhe Evropë. Një libër ku prindër e fëmijë ftohen të bëhen pjesë e një aventure në natyrën e egër të Amazonës. Waterstone dhe BBC e kanë shpallur si librin më të mirë për fëmijë të vitit 2014. Lini gjithçka edhe ejani të eksplorojmë Amazonën!
Keltët janë të shquar për historinë dhe mitet e tyre. Ky libër sjell përrallat më të bukura të cilat më në fund vijnë edhe në shqip, duke pasuruar ndjeshëm botën fantastike të përrallave botërore.
Ky libër sjell në mënyrë të përmbledhur përrallat më të bukura irlandeze; një mënyrë fantastike për të njohur imagjinatën dhe fantazinë e një prej popujve me legjendat dhe mitet më të bukura.
"Konradi - ose djali konservës" i shkrimtares austriake Christine Nöstlinger është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht.
Lola bashkë me prindërit e saj është ftuar për darkë te shoqja e saj, Zhana. Për fatin e saj të madh, ajo do të qëndrojë edhe për të fjetur tek ajo. Por në shtëpinë e Zhanës fëmijët sillen shumë çuditshëm: nuk i dëgjojnë prindërit e tyre dhe, mbi të gjitha, sillen siç ua do qejfi. Lola habitet shumë dhe imagjinon se çfarë mund të ndodhë në shtëpinë e saj,...