Kërko më tej
Në historinë e shtypit shqip, kjo...
Subcategories
Romani i Agron Tufës “Paqja e përgjakur e Adamit” është një rrëfim elegjiak për fatin e njeriut të drejtë që përpiqet të meritojë “hisen e tij nën diell”, që sakrifikon e flijohet për të afërmin, që ëndërron të ndërtojë strehën e tij në paqe me këtë botë dhe që gjen në realitet vetëm tradhtinë, poshtërimin dhe mosmirënjohjen.
Dashuria ishte vdekja e tij. Dashuria ishte theqafja e tij. E dinte mirëfilli se do të vdiste, ashtu siç e di çdo vdekatar se një ditë fryma do i shuhet, por besonte se do i ndodhte nga mosha, shëndeti i ligë, ndonjë aksident apo rrethanë rastësore, pa e menduar kurrë se do vritej nga ajo për çfarë kish jetuar e ëndë- rruar gjithmonë. Dashuria
Historitë e dedektivit privat Bardhyl Nini vijojnë nëpër një Tiranë kaotike, ku lufta mes së mirës dhe së keqes, pushtetit, parasë dhe dashurisë për vendin nuk reshtin asnjëherë.
Junkermani ose Getsbi grek tregon ngritjen dhe rrënimin individual e kolektiv të një shoqërie të zvetënuar.
Misheli dhe Ana janë një çift të rinjsh francezë, që kanë vendosur të kalojnë disa ditë të pushimeve të tyre në malet e Veriut të Shqipërisë. Të zënë nga një stuhi e beftë, ata gjejnë strehë në një kullë, e cila fsheh një mister të tmerrshëm. Për t'u larguar prej andej, ata duhet të zgjidhin enigmën që ajo mbart, por sa më shumë zbulojnë mbi ndodhitë mes...
AUTORJA BESTSELLER E NEW YORK TIMES DHE USA TODAY na sjell historinë e një gruaje që sfidon fuqinë dhe fatin e saj në një botë maskiliste, përmbyllet në mënyrën më intriguese dhe të ndier, duke gjetur dashurinë e vërtetë. Me romanin “Përgjithmonë bashkë” mbyllet trilogjia Creek Canyon: Libri i parë: “Shtegu për tek ti” Libri i dytë: “Streha e dashurisë”
Kjo vepër e Zija Çelës mund të jetë e krahasueshme nga tematikat distopike me romanet e Kafkes, Oruellit ose Kadare (“Procesi”, “1984”, “Pallati i ëndrrave”), por në arkitekturën e tij dhe në shtresimet metaforike romani “Banka e Ankesave” është po aq origjinal dhe i papërsëritshëm. Me kete roman, Zija Cela ka fituar cmimin si autori i vitit 2022 ne...
Nje tjeter roman i ri vjen nga i ashtuquajturi mbreti i romancave te festave te fundvitit, Richard Paul Evans, i titulluar Ditari i Noelit, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Living
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Ka zinxhirë që na mbajnë të lidhur e zinxhirë që na burgosin. Disa, duke na prangosur, na bëjnë të zbulojmë lirinë. Të tjerë, duke na lëshuar, na prangosin më tepër. Janë zinxhirët e lidhjeve që krijojmë. Janë njerëzit që duam e që na poshtërojnë. Janë ata që i shpërfillim e i bëjmë të vuajnë. Janë ata që i meritojmë dhe ata që mendojmë se na meritojnë....
“Realiteti fantazjos” është zhanri që autori kërkon të krijojë dhe perfeksionimi i tij ka vijuar me romanin e dytë të titulluar “Më Ndrysho”. “Realiteti fantazjos” mbin si frymëzim nga arritjet e veprat e jashtëzakonshme të patreguara të të përditshmes, e më pas ndërthuret me imagjinatën e pafund të dëshirave tona.
Valérie Perrin na prezanton një roman mbi dhunën e fjalëve, dhunën e gjesteve, dhunën e heshtjeve, mbi humbjen e njerëzve të dashur, ndjenjën e braktisjes. Një roman që duhet lexuar me diellin në zemër, për të mos u ndier i përkulur nën peshën e pikëllimit. Është një libër që të rrëmben, të mahnit për nga historia. Shkrimi është i rrjedhshëm, ritmik. Pena...
Vit pas viti garuan për pushtetin në zyrë, Lucy dhe Josh nuk mund ta durojnë më njëri-tjetrin. Por, një ndryshim i papritur në lojën e tyre të urrejtjes sjell me vete një ndjenjë të re, një tërheqje e papritur që i bën të dy vështirë të durojnë largësinë.Në një luftë midis humorit dhe tensionit seksual, ata përballet me dilema të reja, duke kuptuar se...
"Bindja" është romani i fundit, shkruar nga Jane Austen dhe botuar pas vdekjes së saj me 1817. Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone. Kete roman autorja ia ka “besuar” shtepise botuese Onufri.
"Lepuri është i pasur" (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i Çmimit Kombëtar të Librit (1982) i Çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981). Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë.
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.
Nje prej kryeveprave te letersise boterore na vjen Don Kishtoi i Mances na vjen ne nje perkthim te ri nga origjinali prej shqiperuesit te njohur, Bajram Karabolli dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Albas
Novela e Rubenfeldit të mban në ankth nga kombinimi i skenave plot aksion ku nuk mungojnë rrëmbimet, përleshje me thika dhe pistoleta, helmime, grabitje bankash, korrupsion, intriga, politikë, dashuri, aventura, psikologji e psikanalizë etj. Në ShBA konsiderohet si një nga bestseller-it dhe Best Historical Mistery
“Gjelat këndonin ndryshe” është rrëfim i pashoq, me një galeri personazhesh dhe një rrëfim që të merr frymën si kanë qenë të papriturat e atyre kohëve marroke."
Ky liber eshte nje sage e pazakonte per historine dhe jeten e Reshit Collakut, - i diplomuar ne Itali dhe i ezekutuar