Kërko më tej
Subcategories
Duke lexuar "Vuajtjet e djaloshit Verter" ne sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën, si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia dhe sinqeriteti i saj na duken të pakritikueshme dhe veprimet e shumta që ajo kryen, ndihmojnë që në mendjen e lexuesve të krijohet një përshtypje shumë e mirë për të.
Ndonëse vetë shkrimtari është shprehur se me "Arkën e Djallit" do të ndryshojë përfytyrimin e letërsisë shqipe, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973).
Keni para një roman rrëqethës, turbullues dhe elektrizues. Një histori e mbushur me emocione, që do t’ju mbërthejë e do t’ju bëjë ta përpini librin brenda natës. Dashuria e Xhekut dhe Grejsit është e pazakontë, plot mistere. Historia e tyre zhvillohet krejt ndryshe nga shumica e romaneve që keni lexuar. Dhe a e dini pse?
Nëpër dhomat e pensionit Eva, bordel i fshatit Vigatë, kalojnë njëra pas tjetrës figura dhe personazhe provinciale, të ngathëta, tipike për vitet ‘30 në romanet e paharrueshme të Andrea Camilleri-t.
Gjatë karrierës së tij të gjatë e të patëmetë si funksionar i lartë banke, Febo Germosino kishte marrë tri letra anonime. Tani, në ditën e parë të jetës së re prej pensionisti, i ka vendosur para vetes.
Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t'i vijnë rrotull, t'i afrohen e t'i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.
Po sikur kjo urrejtje të fshehë dashurinë? Po sikur ajo të ndjente diçka për kolegun arrogant e të përçmuar? Po sikur pas kësaj shtirjeje të tij të fshihej tjetër gjë? I këndshëm dhe romantik, argëtues dhe bindës, Anna Premoli ka shkruar një roman që di si t’i pushtojë zemrat e lexuesve.
Një nga romanet më të suksesshme dhe më ambicioze të Guillaume Musso, “Vajza e Bruklinit” sjell historinë e dashurisë me Anën: Në këtë roman vijnë komplote djallëzore, personazhe unike, momente që të mbajnë pezull ndërsa romanin nuk e lëshon nga dora deri në faqen e fundit. Shqipërimi i tij është bërë mjeshtrisht nga Nonda Varfi.
Kur ta gjeni romanin “Atje ku është zemra” të autores amerikane Billie Letts, merreni menjëherë, sepse ka pak të tillë përreth, sepse ky është një nga ata libra që ju bëjnë të ndiheni shumë mirë, ndërsa e lexoni. Kjo është edhe arsyeja se përse romani ka bërë për vete miliona e miliona lexues në mbarë botën.
Të gjithë ata që janë dhënë pas telenovelës turke me të njëjtin titull, tani kanë mundësinë që të lexojnë librin, të sapo botuar në shqip, të autorit të njohur Halit Ziya Uşakligil, një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë turke në shekullin e XX.
Ky libër është fitues i çmimit “Bancarella”, i botuar në 5 vende të Europës dhe i shitur në më shumë se 500 mijë kopje brenda një kohe rekord. Dy personazhet tona njihen dhe më pas urrehen me njëri tjetrin që me shikim të parë: Lavinia studion për Ekonomi në Universitetin e Bokonit, ndërsa djali në inxhinieri. Bëjeni pjesë të leximeve tuaja komedinë më të...
Atëherë kur i mendon se i ke të gjithçka, mund të të përmbyset gjithçka. Kështu i ndodh edhe Rusell Green i cili befas humbet gruan e bukur, djalin, shtëpinë e madhe dhe karrierën pasi ndoqi pas Vivianin bukuroshe. Por çfarë ndodh më pas me jetën e transformuar të tij, të mbushur plot halle, teksa po rrit vajzën e tij me të dashurën e re.....
Romani fokusohet në jetën pasionante të një vajze nga një krahinë e jugut, pasion, i cili vendos për problematikat e jetës së saj të trazuar.
Ky roman ka në tematikën e tij jetën e një ish agjenteje ruse të quajtur Elena Mihaillovna, aktiviteti agjenturor i së cilës fillon në kohën e Luftës së Ftohtë për të përfunduar në një poliagjente tepër të rafinuar në radhët e shërbimit sekret amerikan pas rënies së Murit të Berlinit.
Ky rrëfim i kohëve mitike dhe biblike vjen nga Bujar Kule, si një histori letrare dhe enciklopedike, pas një eksplorimi të gjatë të autorit si studiues me veprat e tij “Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba – Gens”, “Ylli i bijve të perllazgut” dhe “Fjalor rrëfyes i miteve pellazge”
Një libër i ri e mjaft ngacmues vjen nga autorja greke Lena Manda për t’ju shoqëruar në këto ditë vere... Historia e jetës së një njeriu, i cili u takua me zjarrin. Historia e një... cigareje të fundit...
Seria Elitë e Jeta Vejkollarit vazhdon me romanin e tretë “Dashuri në kohën e rrëmujës”, një tjetër eksplorim në botën rinore, në mënyrën sesi të rinjtë e shohin njëri-tjetrin dhe sesi i shfaqin ndenjat dhe pasionet e tyre
Kjo është historia e një djali që ka harruar ç’do të thotë të të duan. Është historia e një vajze që ka bërë një ujdi me lumturinë, pavarësisht prej dhimbjes që mund të provojë. Është historia e dy shpirtrave që mbushin njëri-tjetrin, për të përballuar jetën, pa u dorëzuar kurrë. Salvatore Basile na dhuron një përrallë plot magji dhe emocion. Një histori...
Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman - një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.
“Shtegu i parfumeve” është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë
Ky roman tregon se si “tjetri” nuk është thjesht një i njohur apo një fqinj, “tjetri” mund të jetë çdokush, edhe një komb i tërë, në përpjekje për t'u çliruar nga kthetrat e çnjerëzores.
Katër vajza në kohë të ndryshme, kanë rënë në dashuri me një fustan nusesh, i punuar 100 vite më parë dhe i gjithë romani është i ndërtuar mbi historitë e secilës prej tyre. Rrëfimet, dhimbjet, premtimet dhe fati i Emilisë në vitin 1912, Mary Grace në vitin 1939, Hillarit në vitin 1968 dhe Charlotës në ditët tona, e cila ka një butik me fustane nusërie,...
Në kohën kur po ekzekutohej një person i pafajshëm, Trevis Bojeti, përdhunuesi dhe vrasësi i nxënëses së gjimnazit, reflekton dhe vendos të tregojë të vërtetën e krimit, duke e çliruar nga akuzat e padrejta Donte Drumin. Ky rrëfim i vrasësimit, pendesa e thellë e tij dhe i gjithë rrëfimi vjen përmes një tjetër kryevepre të Grishanit, i ardhur në shqip nga...
Në aq faqe sa i duhen një romani modern, autori të habit me hapësirat e veprimit. Krijohet një amfiteater artistik me shkallë magjepsëse.
Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë.
Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollësi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara.
Një roman historik, i rrallë për Ballkanin e vitit 1914, rolin e Fuqive të Mëdha, infiltrimi i agjentëve britanikë dhe realizimi i misionit për të kuptuar lojën e Merimangës që pasohet me vrasjen e princit Austro-Hungarez, Franc Ferdinandi, dhe shpërthimi i Luftës së I-rë Botërore. Një thriller i shkruar mrekullisht nga Robert Wilton dhe sjellë në shqip...