Kopshti i Edenit, bestseller në vitin 1986, edhe pse libri i fundit i pambaruar i Ernest Heminguejit, me të cilin punoi prej 1946-s deri sa vdiq në 1961. Libri tregon historinë e një shkrimtari të ri amerikan, David Bourne, dhe gruas së tij Catherine.
Libri "Agimi" është një meditim mbi kompromisin, justifikimin dhe sakrificat që bën një njeri kur i merr jetën një tjetër njeriu. I pushtuar nga horrori i të kaluarës dhe dilemat shqetësuese të së tashmes, Elisha - një burrë i ri hebre, i mbijetuar i Holokaustit - lufton me fajin, fantazmat dhe Zotin, ndërsa pret orën kur duhet të kryejë ekzekutimin.
Vjen për herë të parë i shqipëruar nga gjuha origjinale “100 vjet vetmi”, një nga kryeveprat e letërsisë botërore të shekullit të XX. Pas një përvoje të gjatë të përkthimit nga gjuha spanjolle, Mira Meksi sjell magjinë e vërtetë të Marquezit, e cila nuk është shijuar siç duhet deri më sot nga lexuesi shqiptar
Një roman i jashtëzakonshëm është rizbuluar nga autori i romaneve “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, nobelisti Gabriel Garcia Marquez. Ky libër vjen në shqip me përkthimin nga gjuha origjinale të Mira Meksit.
“Zemër qeni” u shkrua në vitin 1925 dhe mbeti i pabotuar për dekada pasi u sekuestrua nga policia secrete sovjetike dhe u gjet në arkivet e KGB-së pas ndarjes nga jeta të Bulgakovit.
I gërshetuar me humor dhe patos, edhe në këtë vepër Nobelisti Saul Bellow sjell ngjarjet kulminante të një dite, në dramën e një njeriu i cili kërkon të gjejë vlerat e tij njerëzore.