Kape castin Shiko më të madhe

Kape castin

Saul Bellow A-007360

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

I gërshetuar me humor dhe patos, edhe në këtë vepër Nobelisti Saul Bellow sjell ngjarjet kulminante të një dite, në dramën e një njeriu i cili kërkon të gjejë vlerat e tij njerëzore.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928464712

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Heroi i veprës, një burrë në mesomoshë është në kërkim të identitetit dhe përpiqet të kuptojë botën përreth në një qytet ku, mes banesave të kalbura, hoteleve që dikur ishin madhështorë, metrove të mykura, rrugëve të ngjeshura me njerëz, njeriu sakrifikohet ndaj kultit të parasë dhe e lejon paranë të jetë qendra e tij.

Kjo është një ndër veprat më të mirënjohura të Bellow-s, e cila ka kontribuar mjaft në famën e tij.

... "Vallë mos ishin të gjithë të çmendur këtu? Çfarë njerëzish shikoje rrotull? Të gjithë flisnin me gjuhën e tyre, që e kishin shpikur nga mendimet sekrete; të gjithë kishin idetë dhe mënyrat e tyre të veçanta. Nëse doje të flisje për një gotë ujë, duhet t'ia filloje nga Zoti që krijoi qiejt dhe tokën; molla, Abrahami, Moisiu dhe Jezusi; Roma; Mesjeta; baruti, Revolucioni; tek Njutoni, e deri tek Ajnshtajni; mandej lufta dhe Lenini, Hitleri. Pasi kishte mbaruar me këto dhe t'i kishe sqaruar, atëherë mund të flisje për gotën e ujit. "M'u tha gryka, të lutem, jepmë pak ujë." Dhe ishe me fat nëse të kuptonin..."

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe154
ISBN9789928464712
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGriselda Zaimi