Romancat e Johanne Lindsey janë të...
Shtepia Botuese Dukagjini zhvillon aktivitetin ne Kosove, e fokusuar kryesisht tek librat studimor dhe botimet shkollore te te gjitha niveleve
Ky libër e sjell Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm në një version të aplikueshëm të vetëndihmës që në mos asgjë tjetër, ju bën të mendoni ndryshe, ju bën të reflektoni apo edhe ta shtoni empatine Megjithëse libri ndonjëherë nuk mjafton, mund të jetë pikënisja e duhur, për ta kuptuar dhe me pas për ta ndihmuar veten.
Është një histori mjaft prekëse e treguar thjeshtë dhe me vërtetësi. Do të gjeni aty njeriun me akrakter Destan Berisha, i cili pasqyron në miniaturë vuajtjen që Kosova përjetoi gjatë shumë dekadave. Do të shihni sesi jeta bëhet e padrejtë kur ti mendon se ke vuajtur mjaft për të merituar shpresën. Dhe kur shpresën e ke në prag, ajo këputet dhe bëhet...
"Peter Camenzind", romani i parë i Hermann Hesse-s, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm një rrëfim spiritual që u prin librave të mëvonshëm të Hesse-s, por është një libër tejet personal që shpërfaq rrugën jetësore të vetë shkrimtarit.
“Princi” i Nikolo Makiavelit është një libër politik që shpjegon si fitohet dhe ruhet pushteti. Autori thekson se një sundimtar duhet të jetë pragmatik dhe, nëse është e nevojshme, të përdorë edhe mjete të ashpra për stabilitetin e shtetit.
Përralla e ngjashme me fabulën përzien historinë e një tregimtari të vetmuar, të bllokuar me historinë e një udhëtari të ri, një princ, që përballet me problemet e tij. Princi i ri udhëton nga planeti në planet, duke u ndeshur me një sërë banorësh të veçantë.
Si një eksperte dhe pasionante e ushqimit, Diola mblodhi të gjitha grimcat e kësaj fushe vetëm për të sjellë në dritë librin kushtuar të ushqyerit të shëndetshëm. Libri i ri “Shëndeti si art dhe shkencë” sjell përvojat e saja kërkimore, të mbështetura në studime për një ushqyerje që sjell shëndet dhe energji në jetën e secilit prej nesh.
Shigjeta e Kaltër, treni-lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë. Por, edhe lodrat kanë zemër dhe natën e 6 janarit hipin në trenin-lodër, duke nisur kështu një udhëtim të rrezikshëm, për të shkuar te fëmijët që i...
Qoftë i parë si një eksplorim delikat, i vetëdijshëm i shtëpisë së përhumbur të kulturës viktoriane, i mbushur me jehona shqetësimesh seksuale dhe sociale, ose thjesht si “historia më e pashpresë e keqe që kemi lexuar ndonjëherë”, Shtrëngimi i Vidhës është ndoshta më e famshmja e përrallave fantazmë dhe sigurisht më e paqarta. Ky botim i ri përfshin tre...
Ky liber sjell strategji revolucionare për trurin e fëmijës dhe mënyrën se si të sillemi me ta dhe lehtëson edukatën prindërore, duke i kthyer situatat e përditshme në përvoja të vyeshme për formësimin e trurit të fëmijës, edukimin e mendjes së tij dhe mirëqenie të gjendjes emocionale të fëmijës.
Ky libër është produkt i një përmbledhje artikujsh, analizash dhe intervistash të Prof. Mustafës të cilat sjellin një kontribut domethënës në fazën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe në raportet ekonomike mes dy vendeve. Ky botim dygjuhësh shqip-anglisht është ndihmesë e madhe edhe në këtë fazë për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit
Koleksioni V&A është një miksim i luleve, kafshëve dhe sfondit të verdhë për të ofruar sigurinë e plotë në të gjithë aksesorët tuaj. Për të gjithë ata që e pëlqejnë organizimin, që i duan gjërat në rendin e tyre. Në 6 hapësira për të vendosur të gjithë aksesorët që ju nevojiten. Vendosni vizoren, fishën e karikimit, kufjet, stilolapsin, gomën, çdo...