Pa zemër në kraharor Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Pa zemer ne kraharor

Mira Meksi BO0054

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore. Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928226020

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën. Bukuroshja, që kthehet paskëtaj në mohuesen e përbetuar të dashurisë, shndërrohet në një përbindësh joshjeje dhe erotizmi. Arrin gjer të bëjë skllav të sensualitetit të parezistueshëm që mishëron, të fejuarin e motrës së saj të vetme. Me këtë të fundit, si dy moralshkelës, arratisen për në Ciudad de Mexico. Në një ditë të jashtëzakonshme, siç është Dita e të Vdekurve në Meksikë, jeta e saj merr një drejtim krejt të papritur: njeh një dashuri që shkon përtej vdekjes, dhe i blatohet Erosit të aztekëve të lashtë.

Pa zemër në kraharor është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore. Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike, nga shpirtrat e gjithë të vdekurve të mirëpritur në sofrën mistike tradicionale të Meksikës së lashtë dhe të re, nga surrealizmi i Frida Kalho-s dhe Dali-së, nga letërsia e Carlos Fuentes-it, nga perënditë e aztekëve të lashtë dhe piramidat e qytetit të Zotave, Teotihuacan-it.

Rreth novelës "Pa zemër në kraharor" të Mira Meksit nga Shpëtim Doda

Me sa duket, Mira Meksi e ka ndarë mendjen. Ka vendosur që të mos ndalet së rrëfyeri fuqishëm, të mos reshtë së magjepsuri lexuesin. Tek novela e saj më e fundit, “Pa zemër në kraharor”, herë përmes fjalësh dhe emrash që shenjojnë dhe përcjellin kohë, e herë përmes fjalësh dhe emrash që shenjojnë dhe përcjellin vende, Mira Meksi e magjeps paq lexuesin dhe e shpie përmes rrëfimit magjik në një mori kohësh dhe vendesh të njohura dhe të panjohura, reale dhe irreale, në kohët historike dhe në viset gjeografike, sikundërse në kohët dhe viset arketipore të Kujtesës dhe të Psikës.

Mbasi përshkon morinë e dendur dhe të ndërlikuar të labirinteve dhe zigzagimeve të novelës, mbasi vozit në viset e nëntokës, tokës dhe qiellit, lexuesi kupton qartë se, njëlloj siç ndodh edhe tek një pjesë e mirë e krijimtarisë letrare të Mira Meksit, gjithçka që gatuhet me rrëfim dhe magji për ta rrëmbyer lexuesin, nuk është vepër e autorit, por e personazhit.

Tek “Pa zemër në kraharor”, është Erosi ai që ndërton magjinë e rrëfimit dhe e magjeps lexuesin; është ai që e shpie në viset, ditët, përvojat, bindjet, idetë dhe ndjesitë e piktores bukuroshe, që sapo është përballur me padashurinë; është ai që e hipën lexuesin në “varkëhirin prej letre”; është ai që e përzien me hirin e padashurisë; është ai që zbret në nëntokë dhe në kohën e vdekjes, dhe është po ai që e nxjerr sërish mbi tokë dhe në kohën e jetës, për ta hipur në të njëjtën “varkë-hirore”, një “varkë” që nuk lundron ujërat e tokës, por të qiellit – një varkë cila simbolizon jo vetëm natyrën prej sfinksi të vetë Erosit, porse dhe natyrën e “artit të fjalës”, e vetë artit të rrëfimtarisë si e këtillë, më së paku nga Homeri e këndejmi, i cili karakterizohet nga një mori ulje-ngjitjesh.

Dhe, së fundmi, është po ky Eros ai që, përmes hyrje-daljeve, sa në botën e dukshme, po aq edhe në të padukshmen; sa në kohën e vdekjes, po aq edhe në kohën e jetës; sa nëpër lëndinat e padukshme të dashurisë, po aq edhe nëpër shkretëtirat e dukshme të padashurisë, e cila në kohët tona qëndron e ulur këmbëkryq mbi frymën e asnjanësisë pornografike të kthyer jo thjesht në modë, por në një sistem i mirëfilltë vlerash etike dhe estetike që nuk mund të luftohet kurrsesi përmes puplave të moralizmit; sa në një jetë, në tjetrën; sa në një dashuri, në tjetrën, e rishton me durim në misteret e veta, duke i bashkëshkrirë në një lëndë të vetme të tëra shpërfaqjet e veçanta të asaj çfarë është universale tek njeriu: Psika, elementi që i bashkon njështazi qeniet reale dhe surreale të rrëfimit, por dhe qeniet reale dhe surreale që rrëfimi i përcjell lexuesit përmes marrjes dhe trajtimit të një tematike “klasike”, ku çdokujt i feks në mendje deri edhe “Gomari i artë” i Apuelios. Tek e fundit, kjo është pamësia që përftojmë në fund të “Pa zemër në kraharor” – tablonë me penelata dhe ngjyra moderniste të një dasme misterike: të dasmës së Psikës njerëzore dhe Erosit hyjnor. Një “martesë” kjo, për të cilën kemi ndjeshmërisht nevojë në kohët e padashurisë shkretane dhe shkretanuese.

Të dhëna

Faqe64
ISBN9789928226020
Titulli origjinalONUFRI
RedaktoriEnxhi Hudhri
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Përmasat14x21