Largësi të kaltra Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Largesi te kaltra

Gazmend Mahili TO0212

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vëllimi “Largësi të kaltra” përfshin dy novela: “Largësi të kaltra” dhe “Melodi e një dashurie të ndërprerë” - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton, mentalitetet e raportet në mes tyre kur është fjala për dashurinë, për ndryshimin në tërësi, për një jetë ndryshe, jorutinore e monotone, për të gëzuar jetën dhe lirinë - si dhe tri tregime, respektivisht: “Gjahtari i shkretëtirave”, “Dashuri fatale” dhe “Parandjenja”.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205551

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gazmendi, duket se i është përkushtuar me seriozitet pasionit, çka dëshmon se kemi të bëjmë me një autor të talentuar dhe me kërkesa ndaj letërsisë që shkruan, e cila lexohet vërtet me endje. Pra, vëmë në dukje se s’kemi të bëjmë thjesht me një botim premierë dhe me promovimin e një autor të ri, përkundrazi, të një kolegu të ri, të cilit me gjithë zemër le t’i themi: “Mirë se erdhe në fushën e letrave!”.

Pjesë nga libri:

Për Françeskën, në jetë asgjë nuk mund të kuptohej pa shpirtëroren, pa atë që përbënte thelbin e së këndshmes, ndaj ajo e urrente vrazhdësinë, por përpara syve të njerëzve ajo kurrë nuk ishte mbrojtur dot. Megjithëse në shpirt e ruante me xhelozi idealin e së bukurës, sytë e tyre e kishin parë përherë si një kurvë rrugësh, si një trup prej mishi, që mund të jepte kënaqësi dhe asgjë më tepër. Kishte diçka të paarsyeshme mbi arsyetimin e tyre të ftohtë, alogjik ndaj saj, ndërsa Françeska tani po fliste qetësisht: “Të gjithë ne në këtë sallë duhet të pyesim veten se përse e vrau veten Geslanda Grasia? A mos vallë nuk dinte të jetonte në këtë botë? Jo, atë e vramë ne, e vrau turma. Po unë kurrë s’kam dashur të merrem me turmën, ndaj edhe sot nuk do të merrem me të”. Françeska s’tentonte të bindte asnjë, por fjalët e saj tingëllonin si akuzë për këdo që e dëgjonte në atë çast. “Po kush ishte i dashuri i saj?! A do të gjendet ndonjëherë? E përse duhet të gjendet? Për ta ngjitur në bankën e të akuzuarve? Po a nuk do të ishte kjo diçka e tmerrshme, diçka e turpshme? A mund të flitet për kriminelë në një ndjenjë të tillë siç është dashuria?! Flisni! Përgjigjuni!”.                                                        

Të dhëna

Faqe120
ISBN9789928205551
Titulli origjinalToena
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri