I ri Ditët e Vetmisë Shiko më të madhe

Ditët e Vetmisë

Bessa Myftiu BDI0934

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Bessa Myftiu është romanciere, poete, eseiste, përkthyese, skenariste dhe aktore. Lindur në Tiranë, ajo banon në Zvicër që prej vitit 1991. Ka shkruar skenarët e filmave Unë e dua Erën dhe Yllka, në të cilin luan rolin kryesor.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307852

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

 Autore e njëmbëdhjetë librave në gjuhën franceze, dhe pastaj në shqip vëllimin me poezi Miq të humbur, romanet Rrëfime nga vendet e harruara & Dashuri në kohën e komunizmit, si dhe përmbledhjen me tregime Drejt së pamundurës. Novela Ditët e vetmisë është vepra e saj më e re.

Regjimi komunist shqiptar kishte diçka të përbashkët me vdekjen: nuk e dije asnjëherë se kur të godiste, apo kë do të vinte në shënjestër. I padrejtë dhe mizor, ai ishte gjithashtu i paparashikueshëm. Por, duke pritur, mund të silleshe sikur rreziku nuk ekzistonte. Mund të mashtroje veten. Madje, mund të ishe edhe i lumtur për kohën që kishe në dispozicion. Dhe ashtu si uji që merr një shije të jashtëzakonshme në shkretëtirë, lumturia në komunizëm kishte diçka magjike: aty ku mungon çdo lloj pasurie, mbeten vetëm ndjenjat për të mbushur hapësirën e ditëve. Lumturia jonë ishte e tillë. Ne kemi dashuruar nga dëshpërimi, por mbi të gjitha, për të mbijetuar. Përndryshe, jeta bëhej e pamundur. Dashuria ishte litari i shpëtimit për t’u kapur pas ekzistencës, prandaj shpesh u ngjante ëndrrave – e vetmja rrugëdalje kur realiteti rënkon nga zhgënjimet. Yni kombinonte sistemin patriarkal dhe komunizmin. Na duhej të zgjidhnim: të hiqeshim sikur ishim të verbër ose të vdisnim. 

Të dhëna

Faqe82
ISBN9789994307852
GjuhaShqip
StatusiI ri