Gjuetari i balonave Shiko më të madhe

Gjuetari i balonave

Khaled Hosseini BOM0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një histori gjithëpërfshirëse e familjes, dashurisë dhe miqësisë, e treguar në sfondin shkatërrues të historisë së Afganistanit gjatë tridhjetë viteve të fundit, “Gjuetari i balonave” është një roman i pazakontë dhe i fuqishëm që është bërë tashmë një klasik i dashur, - i veçantë në llojin e tij. Ky libër ka vetëm një të metë, - mbaron shpejt, - thotë Amazon. Prandaj edhe në Shqipëri ka mbi 10 ribotime si roman.  

Më shumë detaje

11 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789992752982

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Historia e paharrueshme, zemërthyese e miqësisë së pamundur midis një djali të pasur dhe djalit të shërbëtorit të babait të tij vjen e sendërtuar bukur tek Gjuetari i balonave, një roman i krijuar mjeshtrisht; i vendosur në një vend që është në proces shkatërrimi. Bëhet fjalë për fuqinë e leximit, çmimin e tradhtisë dhe mundësinë e shëlbimit; dhe një eksplorim i fuqisë së baballarëve mbi bijtë – dashuria e tyre, sakrificat e tyre, gënjeshtrat e tyre.

Komente mbi librin

"I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare."

Publisher Weekly

"Një roman i mrekullueshëm...një tregim i jashtëzakonshëm që të rrëmben."

San Francisco Chronicle

"Një libër i fuqishëm... pa zbukurime të tepërta, pa absurditete, thjesht një prozë e shkëlqyer."

The Washington Post Book

"Ky është një nga ato rrëfime të paharrueshme që do të qëndrojë pranë jush gjatë... një roman i jashtëzakonshëm."

Isabel Allende

"Një roman i bukur... që radhitet ndër më të mirët e kohëve të fundit, me një stil elokuent e të pazakontë."

The Denver Post

                                                       

Të dhëna

Faqe372
ISBN9789992752982
Titulli origjinalOMSCA-1
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveBotimi i dhjetë
PërkthyesiLedia Agolli