Keshilltari amerikan 'non grata' ne Tirane Shiko më të madhe

Keshilltari amerikan 'non grata' ne Tirane

Ylli Molla BAT0078

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një histori me amerikanë dhe kulisa shqiptarë

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928219060

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Nga Mentor KikiaNë godinën historike të Ministrisë së Mbrojtjes, tashmë strehohen dy ministri, e Financave dhe ajo e Ekonomisë. Edhe pasi ushtarakët kishin dorëzuar çelësat, në katin e tretë të ndërtesës, në disa dyer zyrash ende shënohej: Për personelin amerikan. Zyrat e ministrive të mbrojtjes apo shërbimeve sekrete kanë gjithmonë një hije të rëndë, gati të frikshme. Në këto zyra ishin thurur kushedi sa plane për tu mbrojtur nga sulmet amerikane. Këtu është hartuar edhe strategjia për bunkerizimin e vendit, fortifikimi i çmendur që groposi përfundimisht ekonominë shqiptare në vitet 80-të të shekullit të kaluar. Edhe ata bunkerë kishin për mision të përballonin një sulm anglo-amerikan. Por, SHBA-ja, nga armiku më i madh, ishte bërë miku më i madh, aleati më i rëndësishëm politik dhe ushtarak i Shqipërisë. Për ironi të historisë, ne i kërkuam dhe u dorëzuam edhe çelësat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministri i parë i Mbrojtjes në qeverinë e parë demokratike postkomuniste, kishte preferuar të kishte pikërisht një këshilltar amerikan. Kjo është një histori e mrekullueshme për të parë se si rrokullisen ngjarjet në tokën tonë. Libri i Ylli Mollës është një përpjekje për të hedhur dritë mbi ca skuta që, për hir të së vërtetës, rrallë ndriçohen, kur vjen fjala për ushtrinë. Në çdo vend, sa herë shënohet diku çështje ushtarake, pakkush tenton apo mund të mësojë hollësira. Arkivat e saj hapen vonë, ose edhe kurrë, ndaj ajo që autori ka bërë është një punë e çmuar, pasi shënon një përpjekje serioze për të sjellë ca të vërteta që kanë ndodhur vetëm 20 vjet më parë. Pjesë e një historie që nis me dëshirën e madhe të Shqipërisë së sapodalë nga diktatura, për të imituar Amerikën e madhe e të pasur në çdo gjë. Pasojë e së cilës ishte edhe futja në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes e Këshilltarit të Parë Ushtarak Amerikan, i cili, me sa duket, duhet të jetë edhe i zhgënjyeri i parë që foli, për pasojë edhe i pari zyrtar amerikan që shpallet Non Grata. Por, dëshmitë që sjell Ylli Molla nuk tregojnë vetëm raportet administrative mes një ministri dhe një këshilltari të huaj. Përmes dokumenteve tregohet se si Ministrinë e Mbrojtjes e kishin shtënë në dorë njerëz të paaftë dhe të korruptuar. Këto dëshmi janë thelbi dhe treguesi i tërë frymës dhe mënyrës se si po qeveriste klasa politike që mori drejtimin e vendit pas rënies të komunizmit. Ngjarjet që rrodhën pas kësaj, tregojnë se komunizmi nuk mund të përmbysej duke shembur simbolet e tij. Ai ishte shumë më shumë se sa flamuj me yllin e kuq dhe banderola propagandistike, ishte një mentalitet dhe frymë. Ato treguan se revolucioni demokratik, në fakt nuk kishte sjellë demokracinë e vërtetë, por ai kishte zëvendësuar komunistët e korruptuar antiamerikanë, me ca komunistë proamerikanë, edhe më të korruptuar. Zgjedhjet e 26 majit 1996, plot 20 vjet më parë, ishin dëshmi e babëzisë së klasës politike në pushtet dhe deformimit të frikshëm që i ishte bërë demokracisë shqiptare që në fillimet e saj, deformime që mesa duket nuk u korrigjuan dot edhe 20 vjet më pas. Amerikanët, që kishin mbyllur sytë para shumë sjelljeve të Berishës, vendosën të mos heshtnin më, pas maskaradës së madhe politike në këto zgjedhje, që ishin në fakt edhe paralajmërimi i katrahurës dhe rënies së shtetit nëntë muaj më pas. Por, historia e mëvonshme tregoi se gjithë çfarë kishte ndodhur, edhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, nuk ishte një aksident. Klasa jonë politike e adhuron Amerikën, por vetë nuk preferon të jetë amerikane. Politikanët tanë e adhurojnë demokracinë, por vetë nuk preferojnë të jenë demokratë. Shqiptarët e thjeshtë e duan Amerikën, pasi e shohin si tokën e ëndrrave, ku mund të bëhet realitet çdo gjë. Ndërsa politikanët e adhurojnë jo si simbol të lirisë dhe të drejtësisë, por si një vend të shenjtë, ku ata shkojnë dhe marrin bekimin për tu bërë udhëheqës, sundues të vendit të tyre. Ndaj, për ta, të fitosh adhurimin e Uashingtonit është një garë edhe më e fortë se sa të fitosh adhurimin dhe besimin e popullit. Marrja e një ftese për në Uashington është e barabartë me vendimin e KQZ-së për rezultatin e zgjedhjeve, ndaj dhe gjysma e punës për të mbajtur apo marrë pushtetin, gjithmonë ka qenë kredencialet e mira me Amerikën...(Pjesë e shkëputur nga parathënia e librit "Këshilltari Amerikan 'non grata' në Tiranë")

Të dhëna

Faqe256
ISBN9789928219060
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë