Instant Therapy Shiko më të madhe

Instant Therapy

Elton Kazanxhi, Diego Ricci BGJ0142

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është shkruajtur në Itali në Mars të vitit 2020, në një kohë kur gjithë bota po luftonte kundër virusit Covid -19. Ende më shumë po vuante Italia sepse ishim të mbyllur “në karantinë”. Nga frika e pandemisë, jo vetëm “biologjike”, por edhe nga ajo e pandemisë “emocionale” në të cilën gjithë Italia po jetonte.

Më shumë detaje

111109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EMI Italy Association

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

7 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Traumatizimi mediatik përmes lajmeve të këqija dhe konfuzioni rriste te njerëzit emocione negative si: ankth, frikë, trishtim, zemërim, faj, etj. Duke u nisur nga ky vetëdijësim morëm përsipër me kolegun Diego Ricci të ndanim përvojën tonë personale për të ndihmuar ata persona që kanë nevojë të mësojnë se si të menaxhojnë disa nga emocionet e përmendura më sipër. Gjëja më e mirë që mund të bënim ishtë botimi i një libër “xhepi” i cili mundet të konsultohet në mënyrë “instantane” kur ndodhemi në raste në urgjencë psikologjike dhe nuk dim se si të veprojmë.

Versioni origjinali këtij libri, i shkruajtur në gjuhën italiane u publikua në Itali, në një kohë rekorde, brenda një jave, ndërsa version në gjuhën shqipe, nuk do të kishte dalur kurrë pa duart, mëndjen, zemrën, këshillat e kolegëve si: Elioda Axhi, Matilda Kosta, Edlira Destani, Nebahat Imeri dhe Zana Miftari Reka. Duam t’i falenderojmë kolegët një nga një për kontributin e tyre si në përkthim si në përshtatjen e terminologjisë psikologjike.

Elton Kazanxhi

Diego Ricci

Të dhëna

Faqe150
RedaktoriNebahat Ziberi, Zana Reka
Viti i Botimit2020
VendodhjaAncona
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElioda Axhi, Matilda Kosta