I ri Ushtare te Salamines Shiko më të madhe

Ushtare te Salamines

Javier Cercas A-008520

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani “Ushtarë të Salaminës”, botuar për herë të parë më 2001, pati një sukses të jashtëzakonshëm kudo ku u përkthye dhe qarkulloi në botë (në 20 gjuhë të ndryshme) dhe u vlerësua me çmime nga më të rëndësishmet, si me çmimin “Libreter”, çmimin “Libreria Colame”, çmimin “Salambo”, “The Independent Foreign Fiction Prize” në Shtetet e Bashkuara, çmimin e Kritikës në Kili, çmimin “Ciutat” në Barcelonë, çmimin “Que Leer”, çmimin “Cudad”, çmimin Extremadura, çmimin “Grinzane-Cavour” në Itali.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një ngjarje e vërtetë e Luftës Civile të Spanjës trajtuar me nota vetëreflektimi përbën thelbin e romanit. Përveç ngjarjeve të tjera në roman tregohet sesi një nga themeluesit dhe ideologët e falangës fashiste, Rafael Sanchez Mazas, arrin t’i shpëtojë zjarrit të republikanëve dhe të fshihet në një pyll ku zbulohet nga një ushtar kundërshtar, i cili momentin e fundit vendos t’i falë jetën.

Rrëfimtari – gazetar në profesion – nis një punë kërkimore për të zbuluar të vërtetën mbi këtë ushtar të panjohur.

Ai thellohet në investigime, rrëmon në dosje dhe dokumente, bisedon me dëshmitarë bashkëkohës duke arritur rezultate befasuese. Vendos pas kësaj ta shkruajë këtë histori të vërtetë.

Me këtë strategji të veçantë rrëfimi, Cercas i bën lexuesit pjesë të ndërtimit të romanit dhe, në të njëjtën kohë, reflekton mbi kërkimin për të mbërritur në variantin e vërtetë dhe të dokumentuar të ngjarjes.

Ai arrin në konkluzionin se e vërteta në letërsi nuk është as e vërtetë historike dhe as e vërtetë gazetareske, por është një lloj tjetër e vërtete, më universale dhe më e çmuar: është një e vërtetë moraliste, një e vërtetë poetike.

Të dhëna

Faqe225
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiEdlira Haxholli, Bashkim Shehu