Kriza financiare apo globale? Shiko më të madhe

Kriza financiare apo globale?

Adrian Civici UE0158

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare që tronditi botën, por edhe ndikimin që ajo pati në Shqipëri

Më shumë detaje

901 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët307
ISBN9789995639259

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Lexuesi do të njihet me këndvështrimin personal të autorit sesi është përcjellë kriza ekonomike botërore e pas vitit 2008 në Shqipëri, se si është reaguar ose nuk është vepruar në përputhje me sinjalet e saj, se çfarë mund të bëhej duke parë eksperiencat dhe rekomandimet që jepeshin çdo ditë nga institucionet e specializuara, sesi në mjaft raste politika dhe politikanët kërkonin më shumë të përfitonin nga kriza sesa të përfshiheshin seriozisht në gjetjen e zgjedhjeve optimale.

Analizat dhe refleksionet e këtij libri, vec të tjerash, kanë meritën se na sjellin edhe atmosferën mbizotëruese ekonomike-financiare së bashku me qëndrimet që mbajtën ndaj krizës organizmat ndërkombëtarë, analistët e ekspertët, qeveritarë e politikanë, duke e bërë më të plotë kuadrin e analizës.

Libri është i organizuar në 10 kapituj dhe në disa prej tyre synohet t'i jepet përgjigje një pyetjeje konkrete si psh: "Euro apo dollari, cfarë fati i pret?"; "Ekonomistët të shqetësuar :përgjegjës apo shpëtimtarë të krizës?"; "A po shkohet drejt një qeverisjeje globale";"A na duhet përsëri FMN-ja?", ndërsa në disa të tjera reflektimet kanë ardhur në formën e konstatimeve si psh : "Kapitalizmi shqiptar- drejt fundit të modelit ekonomik të tranzicionit", "Roli i bankave qëndrore në menaxhimin e krizave", "Kapitalizmi në pikëpyetje", "Kriza dhe gjeopolitika e naftës", etj.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët307
ISBN9789995639259
Titulli origjinalUET Press
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë