Kater ose nje film i fundit mbi komunizmin tone Shiko më të madhe

Kater ose nje film i fundit mbi komunizmin tone

Idlir Azizi ZEN0019

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo shëmtia që është mbeturinë nga para nëntëdhjetës, kjo shëmtia pa kategori, domethënë që nuk është as e kundërta fare e bukurisë, e kupton, një shëmti e monizmit apo ku di unë, po që vetëm në demokraci bëhet e dukshme, kjo shëmtia që mezi e ka pritur një demokraci, që ka pritur vetëm një sistem tjetër nga ai ku është kultivuar që të dalë në pah, që të shfaqet krejt si është...

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789995671716

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Struktura e librit ka parapëlqyer të tejkalojë, çdo lloj ideologjie statike. Është një "analizë" që është vetë në lëvizje e sipër. Kjo fillon me vetë emërtimet e katër personazheve femra këtu: nëse ato kanë të katërta të njëjtin emër, gjë që mund të duket e çuditshme, por nuk është krejt e pamundur. Ekziston qoftë edhe një mundësi e vetme që katër shoqe të quhen Alba. Dhe libri luan pikërisht me këtë mundësi shumë të vogël, por ekzistuese natyrisht. Ato të katërta "marrin përsipër" të parakalojnë në rang dallaveri, apo thashethemi, një seri me ngjarje e fakte, reale apo të shpikura, sa për ta degjeneruar në rrënjë etatizmin fiks të historisë gjoja përfundimtare të ish regjimit, por dhe të çdo regjimi para ose pas komunizmit. Ato nuk kanë asnjë fjalë përfundimtare për të ngulur. Ato nuk janë kandidate për deputete dhe shpresoj të mos bëhen kurrë të tilla. Ato s'kanë qenë aty në Fillim të kësaj historie, atëherë s'kanë përse të jenë aty edhe në Fund.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe168
ISBN9789995671716
V. Bot2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë