I ri Përplasje mbretërish II Shiko më të madhe

Perplasje mbreterish II

George R. R. Martin MO0087

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri i dytë i Eposit të akullit e zjarrit, Përplasje mbretërish na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen të ecin në mes të natës; ku princesha maskohet si çunak jetim, një kalërues i dijes përgatit helm për një magjistare tradhtare; ku egërsirat e maleve zbresin nga Bjeshkët e Hënës për të plaçkitur fshatrat.

Gjithçka është çoroditur. Behari i begatisë dhe i paqes, që zgjati plot dhjetë vjet, po mbyllet dhe dimri i akullt e i egër po afrohet si një bishë e xhindosur. Ndërsa në qiell varet një kometë ngjyrë gjaku e flakësh, si një ogur fatkeqësish, gjashtë njerëz luftojnë të shtien në dorë vendin e përçarë. Biri i Edardit, Robi e ka shpallur veten Mbret të Veriut.

Në jug Xhofri, që mbahet si trashëgimtari i Robertit, mbretëron veç me emër, por është në dorë të oborrtarëve intrigues e të etur për pushtet të Zbarkimi i Mbretit. Secili prej vëllezërve të Robertit kërkon të sundojë vetë, ndërsa një derë e mënjanuar befas ngrihet edhe një herë të pushtojë.

Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e Dragonjve, rrezikon gjithçka për t’i çuar pjellat e saj të çmuara përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë.

Mbi një pëlhurë gjaktrazimi dhe vëllavrasjeje, alkimie dhe therjesh, çmimi i lavdisë paguhet veç me gjak. Fitorja u buzëqesh veç burrave e grave, që kanë tehun të ftohtë akull dhe zemrën edhe më të akullt. Kur ndeshen mbretërit, nuk ka pëllëmbë toke, që të mos e ndiejë tronditjen.

Të dhëna

Faqe448
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnxhela Çikopano
RomanMister&Thriller