Triologjia e Deshirave 2 - Titani Shiko më të madhe

Triologjia e Deshirave 2 - Titani

Teodor Drajzer A-005452

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789994377817

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Mbi librin Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

Triologjia: "Financieri", "Titani" dhe "Stoiku" konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij. Kur në qarkullim doli romani "Financieri" u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko - sociale të sistemit të ri ekonomik.

Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit.

Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën mbi ekzistencën, virtytin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane. Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë , kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta.

Ky është kodi i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.

Të dhëna

Faqe624
ISBN9789994377817
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAleksandër Koli