Cmim i reduktuar! Udhëtim në Europën Lindore Shiko më të madhe

Udhetim ne Europen Lindore

Gabriel Garcia Marquez BO0068

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Marquez është po aq mjeshtror sa në prozën e gjatë edhe në gjininë e reportazhit, pasi kryeromancieri i shek. XX I kushtoi jetën gazetarisë. Ndonëse me vonesë, ky është rast brilliant për të njohur një tjetër majë të Marquez, e aq më tepër reportazhet që ai ka shkruar për Lindjen komuniste, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria. “Unë nuk doja të njihja një Bashkim Sovjetik të krehur për të pritur vizita. Vendet, ashtu si gratë, duhet t’i njohësh kur sapo zgjohen nga gjumi”. - Gabriel García Márquez

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928226174

630 Lekë

-10%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Për herë të parë në Shqipëri, në një botim ekskluziv, kronika e udhëtimeve të një Gabriel García Márquez-i në moshë të re në vendet socialiste. Një reportazh po aq i jashtëzakonshëm sa Rrëfimi i një anijehumburi.

Udhëtim në Europën Lindore është kronika-dëshmi e udhëtimit të Gabriel García Márquez-it në rininë e tij në vendet socialiste gjatë viteve pesëdhjetë. Në faqet e tij lexuesi do të gjejë, krahas vrojtimeve të shokëve të rrugës, një analizë të mprehtë ku nuk mungon ironia e ngjarjeve sociale dhe politike të kohës.

Udhëtimi në enklavën socialiste fillon me Gjermaninë Lindore dhe vazhdon me Çekosllovakinë, Poloninë, Hu- ngarinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Aty, ai do të përpiqet të zbulojë fytyrën e vërtetë të komunizmit të realizuar sipas ideve të Leninit: një regjim kafkian që thuajse nuk vihet në pikëpyetje nga një popull i trembur që duket se i nënshtrohet fatit të vet.

I shkruar dhe i botuar pjesë-pjesë në të njëjtën kohë me të famshmin Rrëfim i një anijehumburi, ky reportazh përbën një tjetër shembull të paçmueshëm pune të vështirë hulumtuese, rigoriziteti historik dhe besnikërie ndaj fakteve të rrëfyera, shtylla të çdo gazetarie cilësore. Me mjeshtërinë e tij letrare të padiskutueshme, Gabriel García Márquez-i dëshmon edhe një herë prirjen e tij më të thellë: kënaqësinë për të rrëfyer një histori të mirë.

Të dhëna

Faqe116
ISBN9789928226174
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14.5x22
PërkthyesiEdlira Hoxholli