Robin Sharma A-005405
Libër i ri
MURGU QË SHITI FERRARIN është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, ai niset drejt një udhëtimi të jashtëzakonshëm.
19 Artikuj
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789928311894 | |
Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu, mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe në paqe me veten. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.
Në odisenë e tij, Julian Mantëlli zbulon mësime të fuqishme, të mençura dhe praktike, që i ndryshojnë jetën një herë e përgjithmonë. Disa prej këtyre mësimeve janë:
▪ të zhvillojmë mendime të gëzueshme,
▪ të ndjekim misionin dhe thirrjen tonë të jetës,
▪ të kultivojmë vetëdisiplinën dhe të veprojmë me guxim,
▪ të njohim vlerën e kohës si gjëja jonë më e rëndësishme,
▪ “të ushqejmë” marrëdhëniet tona,
▪ të jetojmë plotësisht çdo ditë dhe në çdo kohë.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 208 |
| ISBN | 9789928311894 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Njerëzit që kanë arritur sukses, nuk janë medeomos më të aftë ose më inteligjentë se të tjerët. Ajo që i ndan është dëshira e tyre e zjarrtë dhe etja për dije.
Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Nëse i vini synim vetes për t’i realizuar qëllimet e tuaja, mund t’ia dilni! Një libër që do t’jua ndryshojë...
Dua të “jem përdorur” mirë kur të vdes. Sepse sa më shumë punoj, aq më shumë jetoj. I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t’ua kaloj brezave të ardhshëm.
Robin Sharma konsiderohet si mentori i titanëve; Ai ka këshilluar dhe motivuar drejtuesit dhe menaxherët e koorporatave më të mëdha të botës: Edhe këto 3 libra që kanë ardhur në shqip janë një bazë e mirë për çdo lexues që do të shpalosë vetëveten. E ku ka më mirë sesa të kesh mentor Robin Sharmën.
Robin Sharma believes there are certain skills and attitudes that allow you to rise to extraordinary success. In his powerful new parable, he offers a story designed to help people from all walks of life to achieve great things. Blake DiFranco is down on his luck, trying to make ends meet
A KEMI JETUAR NË MËNYRË TË URTER? Xhek Valentini është një ri vazhdimisht i dëshpëruar, i thyer shpirtërisht dhe i paqartë për jetën e tij. Ndihet i paplotësuar në punë dhe sapo është ndarë nga e dashura, Aventura e tij fillon menjëhere pas një aksidenti automobilistik, ku rrezikon...
"Pasuria që s'e blejnë dot paratë ofron një filozofi e metodologji të re, të cilat do të ta ndryshojnë jetën rrënjësisht, për të shijuar një jetë të pasur, të mbushur me fuqi ...