Carlos Ruiz Zafón BDI0225
Libër i ri
I burgosuri i Qiellit lidh sërish dramat e Hijes së erës dhe Lojës së engjëllit, dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese.
442 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928103475 | |
Dhjetor 1957. Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.
Daniel Sempere - protagonisti i paharrueshëm i romanit Hija e erës, tani është një burrë i martuar dhe drejton librarinë e familjes me të atin dhe Ferminin besnik, me të cilin e lidh një miqësi e fortë.
Një mëngjes hyn në librari një i panjohur, i zymtë, i çalë dhe pa një dorë, që blen botimin e shtrenjtë të Kontit të Montekristos, duke paguar trefishin e çmimit. Aty për aty ai ia kthen librin Danielit që t’ia dorëzojë, me një kushtim turbullues, Ferminit.
Hapen kështu dyert e së shkuarës dhe fantazma të vjetra vijnë për të trazuar të tashmen përmes kujtimeve të Ferminit. Për të mësuar një të vërtetë të dhimbshme, që i është mbajtur fshehur deri më tani, Danielit i duhet të hyjë në një epokë të mallkuar, në rropullitë e burgjeve të Montjuicit, dhe të zbulojë se cila ujdi djallëzore mbante lidhur David Martinin - tregimtarin te Loja e engjëllit - me gardianin e tij, Mauricio Valls, një njeri i pabesë që mishëron çka pas më të mbrapshtë regjimi i Frankos...
Carlos Ruiz Zafón kthehet në gjininë që e bëri të famshëm në të gjithë botën dhe në sagën aq fort të dashur për lexuesit e tij, me një ndodhi të re emocionuese që është pjesë e universit letrar të Varrezës së Librave të Harruar.
I burgosuri i Qiellit lidh sërish dramat e Hijes së erës dhe Lojës së engjëllit, dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese.
Dhe mbi të gjitha, na tërheq në vorbullën e një tregimi plot me tension dhe të papritura, duke na përcjellë me forcën e emocioneve, anën më të errët të shpirtit njerëzor, por edhe duke na joshur me hijeshinë delikate të një Barcelone në dritëhije, që nuk resht së magjepsuri.
| Faqe | 296 |
| ISBN | 9789928103475 |
| Viti i Botimit | 2014 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Flavia Kaba |
| Roman | Psikologjik |
Në Barcelonën e pasluftës, Daniel Sempere, ende fëmijë, mrekullohet nga Varreza e Librave të Humbur. Në raftet e panumërta ai tërheq një libër: "Hija e erës" nga Julian Karaks. Pasi e lexon librin me një frymë, Daniel vihet në kërkim të librave të tjerë të Karaksit, kërkim që do të zgjasë me vite, duke zbuluar një nga një ngjarje të dhimbshme dhe fate të...
Me një stil shkëlqimtar dhe një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafón-i kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar, duke na dhuruar një histori ku cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohen edhe një herë në një bashkekzistencë të papërballueshme.
Kombinim i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit të romanit "Hija e erës". Trilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia...
Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letërsisë dhe jetës.
Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të...
Kjo sage magjepsese eshte nder me te bukurat ne letersine spanjolle dhe europiane. Carlos Ruiz Zafon ka fituar zemrat e mijera lexuesve ne Shqiperi, prandaj ne po e rekomandojme ne set sagen Varreza e librave te harruar, per te gjithe ata qe duan te sjellin magji tek miqte qe e duan letersine e bukur