I ri Sherbetorja Shiko më të madhe

Sherbetorja

Freida McFadden BOT0698

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal si edhe fitues i çmimit ITW 2023.Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t'ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005724

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Mirë se erdhe në familje," thotë Nina Uinçester, teksa i tok dorën elegante me thonjtë të lyer me manikyr. Unë buzëqesh me mirësjellje dhe vështroj përreth sallonit të veshur me mermer.

Puna këtu është shansi im i fundit për ta filluar jetën rishtas. Mund të shtirem sikur jam çfarëdo që të dua. Por s'do të kalojë shumë dhe do të mësoj se të fshehtat e Uinçestërve janë ku e ku më të rrezikshme se të fshehtat e mia...

* * *

Fshij e pastroj përditë fund e krye shtëpinë e bukur të Uinçestërve. Marr vajzën e tyre nga shkolla. Dhe gatuaj gjellë të shijshme për të gjithë familjen, para se të shkoj të ha vetëm në dhomën time të vockël në nënçati. Përpiqem të shpërfill faktin se Nina më ruan kur pastroj.

Se më përrallis gënjeshtra të çuditshme lidhur me të bijën. Dhe se i shoqi, Endri, duket çdo ditë e më i dërrmuar. Por kur shikoj sytë e bukur ngjyrë kafe të Endrit të mbushur me aq shumë dhembje, e kam të vështirë të mos përfytyroj si do të ishte të jetoje jetën që bën Nina. Dollap rrobash si vitrinë dyqani mode, makinë luksoze, burrë i përsosur.

Provova vetëm një herë një nga fustanet e bardha të Ninës. Vetëm për të parë si dukesha. Por ajo e kuptoi... dhe kur kuptoj se dera e dhomës sime në nënçati kyçet vetëm nga jashtë, është shumë vonë.

Gjithsesi, qetësoj veten: Uinçesterët nuk e dinë cila jam unë vërtet. Nuk e dinë çfarë jam në gjendje të...

REVIEWS

Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal si edhe fitues i çmimit ITW 2023.Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t'ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë.

"Pësova tronditje të mëdha nga kthesat e ngjarjeve... Sa herë që mendoja se e kisha parashikuar... GABIM!!!... Ende më vjen mendja rrotull... jam i shushatur. Në qoftë se të pëlqen një triller psikologjik i shkallës më të lartë që do të të bëjë të vësh në pikëpyetje gjykimin tënd, atëherë ky roman me 5 yje është tamam për ty."

– NetGalley

"Çfarë historie!!! Frieda ka gjetur kthesën më të bukur për mbyllje... I mrekullueshëm nga fillimi në fund... nuk e lëshoja dot nga dora... Një roman absolutisht tronditës që më mbajti pezull deri në fund."

– Goodreads

"Lexim i paparë!... Kaq shumë kthesa e të papritura... Më rrëmbeu menjëherë. Lexoja madje edhe në Kindle ndërsa prisja autobusin e shkollës së fëmijëve, në mënyrë që të mos e ndërprisja leximin!... Mahnitës... shkurt, i përsosur!"

– Goodreads

"Uau!!!... E habitshme! Çfarë ngjarje të papritura! Më mbajti vazhdimisht në ankth!... libër madhështor!... Fund fantastik!!!... E rekomandoj fuqishëm... Fantastik... 5 yje të mëdha nga unë."

– Goodreads

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe340
ISBN9789928005724
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Langore
RomanMister&Thriller