I ri Loje e rrezikshme Shiko më të madhe

Loje e rrezikshme

Colleen Hoover BLV0014

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri i fundit i Colleen Hoover-it, “Woman Down”, i botuar vetëm pak muaj më parë, vjen edhe në shqip nga botimet Livin. Një triller magjepsës, në të cilin një shkrimtare e dëshpëruar kërkon muzën në një vend të largët, por ajo çka gjen sfidon çdo pritshmëri… dhe realitetin.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928837431

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dikur, pena e saj i bënte librat të zjarrtë, por një reagim viral për filmin e përshtatur mbi romanin e fundit, e detyron Petra Rozin të bëjë një pauzë, duke sjellë vonesë në përmbushjen e afateve të tjera dhe në shlyerjen e kredisë. E cilësuar si “oportuniste e etur për mashtrim dhe famë”, ajo mëson, në mënyrën më të vështirë, se ç’ndodh kur të kthehet kundër interneti.

Me romanin e radhës në pritje dhe kursimet pothuajse në përfundim, ajo tërhiqet në një shtëpizë buzë liqenit, me shpresë se do të gjejë frymëzim. Është përpjekja e fundit e Petrës për të shpëtuar karrierën dhe veten. Pastaj shfaqet ai.

Detektiv Nataniel Seinti mbërrin me lajme shqetësuese, por prania e tij ndez tek ajo dellin krijues, që mendonte se ishte fashitur. Pak nga pak, personazhi imagjinar fillon të marrë formën e oficerit të policisë, i cili po bëhet muza e saj.

Takimet e tyre “në kuadër të librit” turbullojnë kufijtë midis fantazisë dhe realitetit. Çdo shikim dhe prekje e tërheq Petrën më thellë në një botë ku mendonte se nuk do të humbiste ndonjëherë. Mirëpo frymëzimi i fuqishëm vjen me një çmim.

Kur Seinti fillon ta marrë shumë seriozisht rolin e tij në karrierën e saj, Petra përballet me kaosin që krijoi vetë. Vetëm se kjo mund t’i kushtojë më shumë sesa reputacionin që është përpjekur të shpëtojë. Atë që bota krijoi për të e që vetëm ajo mund ta rifitojë.

Të dhëna

Faqe318
ISBN9789928837431
Viti i Botimit 30/04/2026
GjuhaShqip
StatusiI ri