Albert Cmeta ka lindur në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, fillimisht në Fakultetin Gjeologji – Miniera dhe më pas në atë të Drejtësisë. Pasioni i tij për fotografinë është i hershëm, që nga feminia e tij. Sot, krahas punës se tij si inxhinier, ai e ndjek këtë pasion duke e cuar në nivele përherë e më të larta. Nëpërmjet lentes së tij, ai ka sjellë për ne, Tiranën, kryeqytetin tonë me gjithë bukurinë e saj
Albert Cohen lindi në vitin 1895 në Korfuz (Greqi). Ndoqi shkollën e mesme në Marsejë dhe studimet universitare në Gjenevë. Punoi në divizionin diplomatik të Zyrës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë. Gjatë luftës, në Londër, punoi si këshilltar juridik pranë Komitetit Ndërqeveritar për Refugjatët, ku përfshiheshin: Franca, Britania e Madhe si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë funksion ai ishte përgjegjës për përpunimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare të 15 tetorit 1946 për mbrojtjen e refugjatëve. Pas luftës ai drejtoi një nga agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara.

Albert Kamy është shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të egzistencës së njeriut.


Albert V. Nikolla është poet, prozator dhe gazetar, i botuar në Tiranë, Bruksel dhe Paris.




