



Aldous Huxley ka lindur më 26 korrik 1894 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1963. Ai është shkrimtar dhe filozof i shquar anglez i shekullit të XX. Është diplomuar për letërsi angleze në Universitetin e Oksfordit. Ka shkruar rreth 50 libra në fusha të ndryshme. Romanet Më e mira e botëve dhe Ishulli mbeten kryevepra të letërsisë moderniste europiane, të përkthyera tashmë edhe në gjuhën shqipe.




Aleksander Çipa eshte gazetar, analist dhe poet. Ka perfunduar studimet per letersi dhe studimet doktorale prane Qendres se Studimeve Albanologjike.

Aleksandër Sergejeviç Pushkin lindi më 6 qershor 1799. Ai është një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë ruse, themeluesi i letërsisë modern ruse, tregimtar dhe përfaqësues më i spikatur i letërsisë romantike europiane. Ai mbahet mend për veprën epiko-lirike Eugjen Onjegini dhe për dramën Boris Godynov. Pushkin u nda nga jeta më 10 shkurt 1837, në moshën 37 vjeçare
Aleksandër Stipçeviq (1930 – 2015) është historian, akademik kroat (me origjinë shqiptare), i cili konsiderohet si një nga studiuesit më të mirë të çështjes ilire dhe prejardhjes së shqiptarëve

Aleksandr Solzhenitsyn fitoi çmimin Nobel për Letërsi në 1970. Ai u dëbua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1974 dhe jetoi më vonë në Amerikë. Ndër librat e tij të shumtë mund të përmendim romanet: "Një ditë nga jeta e Ivan Denisovich – it", "Rrethi i parë", "Pavijoni i kancerozëve", "Rrota e kuqe" dhe librin me kujtime "Lisi dhe Këlyshi". Kryevepra e tij është "Arkipelagu Gulag”.