

Alan Friedman është gazetar amerikan që ka zgjedhur për të jetuar në Itali. Ai ka qenë korrespondet i “Financial Times”, kryeredaktor ekonomik i “The International Herald Tribune”, editorialist i “Wall Street Journal” dhe analist i “Vanity Fair”. Sot është editorialist i “Corriere della Sera”
Ai është katër herë fitues i “British Press Award”, si dhe producent dhe drejtues i programeve të shumta në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Itali. Po ashtu, ai punon për RAI, Sky Tg 24 dhe “La7”
Ndër librat e tij veçojmë, Gjithçka në familje (1988), Nëna e tërë bizneseve (1993), Udhëkryqi (1996) dhe Të vrasim Gatopardin (2014).
Siti i tij në internet është www.alanfriedman.it

Alb. on eshte pseudonim letrar. Ai ka synuar te sjelle nje sage realiste te Shqiperise se diteve tona me romanin e tij momente jete



Albatros Rexhaj është autor shqiptar, i lindur në Prizren që aktualisht pothuajse njëkohshëm jeton dhe vepron në dy qytete, në Tiranë dhe në Prishtinë. Është shkolluar për shkrimtar të dramës teatrore dhe skenarit të filmit, ndërkaq suksesin dhe famën i ka arritur në zhanrin e prozës letrare, gjithnjë duke u përkushtuar në zbërthimin e asaj që mund të cilësohet si “filozofi e përpjekjeve tona të përditshme”.