I ri Pradigmat e vetmisë në poezi Shiko më të madhe

Pradigmat e vetmisë në poezi

Luan Topçiu BO1995

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Vetmia pjellore, si status krijues, është sui generis, sepse është produktive, është liri — pasi çdo krijim është liri — dhe është enigmë, sepse çdo krijim është mister dhe çlirim.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Libri “Paradigmat e vetmisë në poezi” është një studim i shkëlqyer në fushën e letërsisë krahasimtare. Autori dësh- mon aftësi të rralla për të dhënë gjykime me vlera shken- core në ndërlidhjet kulturore ndërmjet lirikës shqiptare dhe asaj rumune.

(...) Vetmia pjellore, si status krijues, është sui generis, sepse është produktive, është liri — pasi çdo krijim është liri — dhe është enigmë, sepse çdo krijim është mister dhe çlirim.

Në vetmi merr jetë ai sekret që fshihet në errësirë, në zona të patrajta e të paforma; në këtë gjendje ravijëzohet gjeneza e krijimit. Shkrimtari nuk është thjesht ai që synon të shprehë një mendim të vetëdijshëm apo të mishërojë në vepër një ideal estetik të formuar më parë; ai udhëhiqet nga një nevojë më e thellë, dëshira për të krijuar diçka që ende nuk e njeh plotësisht.

Vepra lind nga një shtresë e nëndheshme e ndërgjegjes, nga një burim i errët dhe i paformë dhe, shpesh, merr trajta që i shmangen vullnetit apo pritshmërive të autorit, aq sa duket se autori nuk mundet të ruajë kontrollin mbi krijimin.

Dr. Luan Topçiu"

Të dhëna

Faqe396
Viti i Botimit1 dhjetor 2025
GjuhaShqip
StatusiI ri