I ri Vuajtja e bukur Shiko më të madhe

Vuajtja e bukur

Uran Butka A-005239

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Eshte filozofia e bukurisë ,që ngrihet mbi çdo gje, edhe mbi vuajtjen; është përftimi artistik I saj. Kjo filozofi dhe ngjizja e saj ne tregimet e novelat është boshti që i përshkon ato. ...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Instituti Lumo Skëndo
ISBN9789928450951

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Eshte filozofia e bukurisë ,që ngrihet mbi çdo gje, edhe mbi vuajtjen; është përftimi artistik I saj. Kjo filozofi dhe ngjizja e saj ne tregimet e novelat është boshti që i përshkon ato. Vuajtja e bukur është vuajtja njerezore, që kapërcehet, dhimbja që kthehet në forcë, errësira që e ka dritën brenda, robëria që shkëndijon liri, padrejtësia që kerkon drejtësi, dhimbja e dashurisë së vërtetë ,që të le pa fryme e të jep frymë, vuajtja shpirterore e krijimtarisë, e artistit, që edhe në grahmat e fundit të jetës kerkon te shkruaj nje fjalë, një notë , nje penelatë të munguar. Me një fjale vuajtja njerëzore që ekziston por qe përballohet, që të fal bukuri shpirtërore dhe estetike dhe që të shtyn përpara… Gjetjet artistike ne tregimet e novelat e përmbledhjes janë marrë dhe trajtuar nga vuajtja në kohën e diktaturës, nga rezistenca dhe përballja me të, por edhe nga tranzicioni demokratik, me zhgënjiet, traumat, por edhe realizimet e bukura. Madje temat janë marrë edhe nga jeta e kafshëve (cikli rrëfime për arrinjtë), një bukuri e egër. Bie fjala tregimi “Bibla”… Është përftimi I një vuajtjeje të padurueshme te besimtarit Marash Nik Pepa, i burgosur politik në Burrel, që ia kishin prerë dy here këmbën e gangrenizuar, dhe që në ditët e fundit të jetës, në vend të ngushëllimit tek Bibla që e mbante nën jastëk, e shuajti dhimbjen me duhanin, që e dridhte me dhimbje me fletët e holla te Bibles, se nuk kishte letër tjetër, pra e piu Biblen, derisa I mbeti vetëm zhgualli…E bukura është qëndresa e tij para vdekjes, ajo që quhet vdekja e bukur. Vlerësimi i kritikeve dhe skrimtareve te kohes per tregimet dhe novelat e Uran Butkes si Fatmir Terziu, Zija Çela, Agron Tufa, Adriatik Kallulli, Teodor Laço, si edhe i shkrimtareve te huaj John Thompon dhr Criss Elliot piqen në një pikë: letersia e Butkes është një letërsi fikshën, e veçantë, origjinale, që nuk ka asnjë nuancë apo ndikim nga politika apo nga historia, fushat e veprimtarisë time jashtë letrare, madje ata theksojne se historia më ka mundësuar për njohjen më të thellë të periudhave historike dhe personaliteteve, që unë trajtoj artistikisht ne tregimet e mia.

Të dhëna

Faqe630
ISBN9789928450951
Viti i Botimit2019
GjuhaShqip
StatusiI ri