I ri Gruaja qe nuk flinte kurre Shiko më të madhe

Gruaja qe nuk flinte kurr

Denisa kele LG0006

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ndërsa lexoja këtë botim, fëmijëria e Sofisë m'u shfaq si ajo e një luleje të brishtë që guxon të mbijë e të rritet mes gurësh plot thepa. Sofia nuk e njohu kurrë ngrohtësinë e një ...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ndërsa lexoja këtë botim, fëmijëria e Sofisë m'u shfaq si ajo e një luleje të brishtë që guxon të mbijë e të rritet mes gurësh plot thepa. Sofia nuk e njohu kurrë ngrohtësinë e një buzëqeshjeje, por vetëm dhunën e një babai të pashpirt, të përpirë krejtësisht nga alkooli. Një ditë, ajo vendosi ta linte pas rininë e mbushur me dhimbje, për të ndërtuar familjen e saj.

Martesa erdhi me premtime dhe shpresa, por shumë shpejt, dhuna dhe poshtërimi u bënë pjesë e përditshmërisë. Megjithatë, rrezja e dritës dhe e shpresës nuk u shua kurrë në shpirtin e Sofisë. Tashmë, ajo nuk luftonte vetëm për veten, por edhe për fëmijën e saj të parë.

Brenda Sofisë u zgjua një forcë që nuk e kishte njohur më parë, forca për t'u shkëputur përfundimisht nga rruga e errët e bashkëshortit dhe për të ndërtuar një jetë të re. Ajo e kuptoi se fuqia e vërtetë nuk vjen nga të tjerët, por nga vetvetja.

Dhe pikërisht kjo forcë këputi përfundimisht zinxhirët e psherëtimave, duke i hapur rrugën lumturisë, jo si luks i jetës, por si një e drejtë e saj njerëzore.

Et'hem Ruka.

Të dhëna

Faqe221
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri