I ri I dashur, ti je trap Shiko më të madhe

I dashur, ti je trap

Neda Balluku PE0505

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Sa mirë e njeh njeriun që fle pranë teje? E do për atë që është... apo për mënyrën si ndihesh kur je me të?Ky libër nuk flet për dashuri të ëmbla, por për ato marrëdhënie që të ...

Më shumë detaje

59 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928838551

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sa mirë e njeh njeriun që fle pranë teje? E do për atë që është... apo për mënyrën si ndihesh kur je me të?

Ky libër nuk flet për dashuri të ëmbla, por për ato marrëdhënie që të zhveshin nga çdo iluzion dhe të detyrojnë të shohësh veten lakuriq, pa maska, pa justifikime.

Alisia dhe Oresti janë vetëm një pasqyrë e një historie që mund të ndodhë kudo dhe kurdo. Tek ata mund të shohësh veten, partnerin tënd, frikërat që fsheh dhe dëshirat që nuk pranon dot me zë. Kjo histori sfidon çdo ide romantike për shpirtin binjak, sepse ndonjëherë dashuria nuk të shpëton, ajo të zbërthen. Është një luftë e heshtur midis dëshirës për të zotëruar dhe frikës për të humbur vetveten.

Në këtë rrëfim nuk ka heronj, as të pafajshëm, ka vetëm njerëz që kërkojnë veten në trupin e tjetrit, që dashurojnë për të harruar dhe shkatërrojnë për të ndier.

Sepse dashuria nuk është shpëtim. Është zbulim. Dhe vetëm ai që guxon xon të zbulojë e kupton se nga shkatërrimi lind e vërteta.

Alisia gjithmonë kishte menduar se ishte ndryshe nga nëna e saj. e saj, por me vite kuptonte se kjo nuk ishte plotësisht e vërtetë. Për shkak të nënës së saj, besonte se më mirë do të ishte ta donin sesa të donte. Për shkak të nënës së saj, besonte se dashuria të mbante peng. Dhe për shkak të nënës së saj, kuptonte që edhe pse në forma të ndryshme, një burrë ishte kryqi që mbanin të dyja bashkë. Njërën, dashuria për një burrë nuk e lejonte të donte veten. Tjetrën, ta donte veten më shumë seç duhej.

Të dhëna

Faqe128
ISBN9789928838551
Viti i Botimit2025
GjuhaShqip
StatusiI ri