I ri Lakuriq Shiko më të madhe

Lakuriq

Jani Malo NER0111

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Pse vendosa që librin e ri ta pagëzoj Lakuriq.  Lakuriqësia dhe e qara janë në zanafillë te njeriu. Nevoja për të qeshurën lind më pas, kur atij i duhet të përballet me gjërat që ia fshehin lakuriqësinë. Nuk kam pse ta fsheh se do të më pëlqente që me këtë titull të mund të tërhiqja edhe adhuruesit e lakuriqësisë, apo të provokoja puritanët. Por kjo do të më shtynte drejt ngasjes së mëkatit, ndaj po kënaqem ta mbyll me pak moral, duke thënë se në nënlëkurën e humorit është e vërteta, ajo që vetëm syri nuk mjafton për ta parë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

NERAIDA
ISBN978992828477279

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Pyes veten shpesh: Pse, dreqin, shkruaj humor? Nëse do të bëja biznes me të, do të kisha të paktën njëfarë ngushëllimi. E provova me librin Qumësht gomari. Shumë pak e morën për ta lexuar. Më të shumtët e blenë se e ngatërruan me qumështin e gomaricës. Në atë libër ka gjëra vërtet tronditëse, por ata u shqetësuan pikërisht pse nuk gjetën atë që kërkonin.

U ndjeva në faj që nuk e pajisa librin me lente komike për këta naivë të mirë dhe u zotova para vetes se do të heq dorë nga titujt ngatërrestarë. Vendosa që librin e ri ta pagëzoj Lakuriq.

Lakuriqësia dhe e qara janë në zanafillë te njeriu. Nuk është vullneti i një kërthiri t'i paraqitet botës lakuriq, jo i denjë dhe qesharak, ndaj dhe reagimi i tij i parë është e qara dhe jo e qeshura. Nevoja për të qeshurën lind më pas, kur atij i duhet të përballet me gjërat që ia fshehin lakuriqësinë.

Ndryshe nga gënjeshtra, që ka për rrobaqepës djallin dhe e vesh realitetin që të duket i hijshëm për syrin, lakuriqësia – e bukur apo e shëmtuar – është pjesë e absurditetit të jetës njerëzore, është nënlëkurë e njeriut. Vetë humori nuk mëton ta veshë realitetin e molepsur, por rreket ta kurojë me të qeshurën, qoftë edhe e hidhur.

Nuk kam pse ta fsheh se do të më pëlqente që me këtë titull të mund të tërhiqja edhe adhuruesit e lakuriqësisë, apo të provokoja puritanët. Por kjo do të më shtynte drejt ngasjes së mëkatit, ndaj po kënaqem ta mbyll me pak moral, duke thënë se në nënlëkurën e humorit është e vërteta, ajo që vetëm syri nuk mjafton për ta parë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe200
ISBN978992828477279
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë