I ri Celesi i Hiramit Shiko më të madhe

Celesi i Hiramit

Christofer Knight, Robert Lomas JOZ0227

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër të merret me historinë që nga ngritja e tempullit të Solomonit në ritualet masonike, tek gjumët e dorëshkrimeve të fshehta hebraike. Një nga motivet kryesore në shkrimin e këtij libri buron nga dëshira e autorëve për të përcaktuar origjinën e masonerisë. A u formulua plotësisht ajo në themelin e Lozhës së Madhe të Anglisë më 24 qershor 1717, apo kjo ishte njohja e parë publike e diçkaje shumë më të vjetër?

Më shumë detaje

111106 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Jozef
ISBN9789928383754

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një teori e përhapur është se Masoneria e lirë evoluoi nga vëllezërit gurgdhendësve. Por, autorët pretendojnë se teoria e origjinës nga kjo vllazëri nuk është shumë e besueshme. Përse njerëzit e fuqishëm e të pasur do të bashkoheshin me një grup esnafësh të varfër e të paarsimuar?

Edhe ideja se kjo organizatë lindi në Lindër, në vitin 1717 konsiderohet gjithashtu si e pamundur, pasi masoneria përmendet më herët edhe në vende të tjera.

Autorët arritën në përfudnimin se masoneria ishte në të vërtetë aq e vjetër sa prentendohet në ritualin e saj tradicional që daton në kohën e ndërtimit të tempullit Solomon, në Jeruzalem. Ky ritual tregon se një nga masonët e parë ishte Hiram Abiff, arkitekti i Tempullit të Mbretit Solomin, Emri i tij nuk përmendet kurrë në histori, edhe pse ka një personazh të ngjashëm në Dhiatën e Vjetër.

Knight dhe Lomas pretendojnë se kanë analizuar burimet e tyre me rigorozitet, duke përfshirë Testamentin e Vjetër dhe Testamentin e Ri të Biblës, tekstet e lashta hrebreje, rrotullat e bakrit të Detit të Vdekur, ungjijtë gnostikë dhe ritualet masonike për të mbështetur përfundimet e tyre. Ata besojnë se historia e Hiram Abiff bazohet në ceremoninë e faraonëve të Agjiptit. Gjithashtu, arritën në përfundimin se Jezusi dhe të krishterët e parë ishin krejtësisht të ndryshëm nga ajo që Kisha Katolike Romake dhe krishërimi ortodoks pretendon. Sipas tyre, Jezusi nuk pretendonte të ishte hyjnor, por një mesi në kuptimin hebre të termit; një njeri i mirë dhe luftëtar lirie, që përpiqej të çlironte popullin e tij nga pushtimi romak.

Autorët argumentojnë në libër se bazat e fesë së krishterë janë shtrembërimi i mësimeve të Jezusit të vërtetë dhe pasuesve të tij nga Kisha e herme Katolike Romake dhe pretendojnë të kenë gjetur tek masoneria një çelës të ri për të zhbllokuar sekretet e qytetërimit.

Ky është gjithashtu çelësi i origjinës së Krishërimit dhe dëshmon se shumë prej besimeve të sotme mund të kenë ardhur në jetë të paktën pjesërisht përmes interpretimit të pasaktë historikë.

Autorët besojnë se sekti i Jezusit, Kisha e Jeruzalemit, kishte disa ceremoni pothuaj masonike dhe e zhvillojnë këtë linjë mendimi ër të pretenduar se Jezusi ishte në një farë kuptimi, mason.

Megjithatë, libri ka qenë objekt kritikash, edhe nga vetë grupi i ngritur për kërkimet masone. Lizha kryesore e Kërkimeve Masonike, nën Lozhën e Madhe të Bashkuar të Anglisë, e ka kritikuar librin si një pseudohistri dhe disa biblioteka masone e kategorizojnë vëllimin si fiction

Të dhëna

ISBN9789928383754
Viti i Botimit2023
VendodhjaDurres
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMaksim Rakipaj