Vite më parë ekzistonte një shprehje që përdorej për njerëzit që kërkonin të dukeshin si të fuqishëm ”mos më bëj si një person 100 kilogramësh”. As që mendohej se do të vinte dita kur në vendin tonë shëndeti i tepërt, ose siç quhet ndryshe obeziteti, të shndërrohej në shqetësim dhe kërcënim për shqiptarët, pasi njerëzit e shëndoshë, apo shumë të shëndoshë kanë qenë mjaft të rrallë.
Pjesa më e madhe e njerëzve i përkisnin kategorisë të njerëzve me trup normal apo të dobët. Nuk janë të pakta rastet kur shëndoshja trupore ka qenë e lakmuar dhe madje quhej dhe tipar bukurie. Një fëmijë quhej i bukur nëse ishte “buçko”, ndërsa një grua preferohej të ishte e mbushur dhe më forma të kolme.
Gjatë dekadave të fundit, mbipesha pothuajse ka pushtuar gjithë globin. Më shumë se 1 miliard njerëz në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milion i përkasin kategorisë obezë të gradës së dytë ose të dhjamosur rëndë. Kjo shifër bëhet akoma më alarmante, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.
Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë në Evropë është rritur 10 herë. Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re, që po pushton gjithë planetin, ndaj me të drejtë quhet GLOBEZITET.
Paradoksi i obezitetit për një vend si vendi ynë që historikisht ka vuajtur nga nënushqyerja dhe uria, lidhet me faktin që varfëria është ekzistente dhe në ditët e sotme, edhe pse jo shumë larg jetës luksoze, makinave të tipit të fundit,vilave ekstra të shtrenjta, jetës mondane që bën një pjesë e caktuar e shoqërisë.
Mangësitë, njëanëshmëria dhe vështirësitë e sigurimit të ushqimit hasen ende sot gjerësisht tek shqiptarët. Në vitin 2003 në vendin tonë 37.3 % e njerëzve vuanin nga pamjaftueshmëria ushqimore kronike prej të cilëve 17.3 % cilësoheshin në gradë të rëndë.
Varfëria, paaftësia dhe padija për të zgjedhur dhe për të blerë, ushqimet e duhura, thelbësore dhe të nevojshme për mirëqenien e shëndetit, kanë krijuar një lloj të ri kequshqyerje e cila nuk lidhet aq me sasinë e ushqimit të konsumuar, se sa me cilësinë e tij, me përbërjen, gatimin, ofrimin, shit -blerjen, reklamimin, përzgjedhjen dhe preferencat e reja të ushqimit dhe kalorazhin e lartë.
Në shtresat e varfëra të popullsisë, është shtuar ndjeshëm konsumi i ushqimeve të pasura në sheqerna dhe yndyrna shtazore të cilat janë më të lira si çmim, por fatkeqësisht janë dëmtuese për shëndetin. Për pasojë obeziteti, dikur i frikshëm kryesisht për të pasurit, po shtrin putrat e tij tani edhe në kontinentet dhe territoret e vendeve të varfëra shumë milionëshe.
Ushqimi i njerëzve varet nga të ardhurat mesatare, prodhimet ushqimore, furnizimi, shpërndarja tregtimi, reklamimi dhe konsumimi i tyre. Demokratizimi dhe tregu i lirë falë ndryshimeve ekonomiko – shoqërore në botë, Evropë dhe tek ne mundësuan rritjen e produktivitetit, shkëmbimin e lirë, globalizimin e biznesit ushqimor dhe furnizimin me ushqime të shumëllojshme, kryesisht të importuara.
Ky treg i lirë përveç “kenaqësise të momentit”, krijoi rreziqe të reja për shëndetin e njerëzve tanë, si konsumimin e tepërt të disa ushqimeve potencialisht të rrezikshme për shëndetin veçanërisht ato të parapërgatitura, të industralizura, të superkoncentruara me sheqer, yndyrna shtazore, alkool dhe në tërësi me kalorazh të lartë.
Tregu i lirë dhe reklamimi krijuan preferenca të reja dietike ushqimore të popullatës sonë . Ushqimet natyrale me produkte të freskëta, zarzavate, fruta, fibra, bukë të zezë, qumësht dhe produktet tradicionale nuk po preferoheshin më.
Në një kohë rekord dhe vetë fermerët që i prodhonin u kthyen në hileqarë, duke përdorur për rritjen e produkteve të tyre hormone. Ushqimet e importuara, ato të gatshme dhe gjysëm të gatshme, fast food-et, pijet e ndryshme me gaz si dhe pijet alkoolike me shije të reja por me kalorazh të lartë dhe përbërje ushqimore kryesisht yndyrore, sheqerore dhe alkoolike pushtuan tregun dhe u bënë shumë shpejt pjesë e rëndësishme e mentalitetit shqipëtar .
Bashkë me to u spostua gradualisht dhe vendi i ngrënies. Vihet re që një pjesë mjaft e mirë e njerëzve kanë hequr dorë nga ushqimi tradicional familjar shtëpiak në atë “me shoqëri” në lokal.
Të gjitha së bashku kanë krijuar edhe tek ne një BUM ushqimor dhe kalorik të paparë, që i tërheq njerëzit tanë me kënaqësitë dhe shijet e reja gastronomike.
Një tjetër rrezik i tmerrshëm përveç ushqimeve hiperkalorike dhe gamës të gjerë të produkteve ushqimore është dhe pasiviteti fizik. Ky pasivitet është pasojë e urbanizmit, shpërnguljes masive nga fshati në qytet, numrit pafund të makinave që ka zëvendësuar ecjet e dikurshme me këmbë ose biçikletë , ashensorët e tmerrshëm që kanë zëvendësuar uljet dhe ngjitjet pafund nëpër shkallë, telefonia celulare që tashmë të zgjidh punët në një çast të vetëm pa qenë aspak e nevojshme të bësh ecejake të tëra për të mbaruar punët e nevojshme, qëndrimit të stërzgjatur përpara TV apo qëndrimi me orë të tëra në internet. Mbi 60 % e të rinjve tanë nuk arrijnë të kryejnë aktivitet fizik sistematik as dy herë në javë për të ruajtur linjat trupore.
Ushqimi nuk është si ajri frymëmarrjes. Organizmi merr dhe mban vetëm aq ajër sa i duhet, tepricën e nxjerr. Me ushqimin nuk ndodh kështu. Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe punë të pandërprerë qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i nxjerr jashtë, por i depoziton si “karburant” rezervë.
Me anë të këtij mekanizmi fiziologjik mbrojtës, organizmi siguron rezervat për rastet e mungesës së ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në formë dhjami. Ky formohet nga kaloritë e tepërta të grumbulluara, nga pasiviteti, nga mbiushqyerja dhe mos djegia prej trupit të kalorive të marra me ushqim. Depozitimi i dhjamërave edhe pse vetë trupi përpiqet ta ruajë për një ditë të vështirë, për fat të keq shndërrohet në një “sëmundje të tmerrshme” brenda organizmit .
E keqja e obezitetit nuk është vetëm ana estetike. Ai krijon sëmundje dhe është kanosje për shumë sëmundje. Bilanci i viktimave të obezitetit në botë është mjaft i frikëshëm: 600 milion njerëz me hipertoni arteriale, 177 milion me diabet, 20 milion me kancer, dhe 20 milion me sëmundje ishemike të zemrës dhe të arterieve të trurit.
Nëpërmjet sëmundjeve të mësipërme vetëm në vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milion njerëzve : 7 milion prej sëmundjes ishemike të zemrës, 5 milion aksidentet vaskulare të trurit, 7 milion nga hipertensioni, 7 milion kanceri, 4 milion të vdekur në vit i atribuohen diabetit, 4.4 milion të vdekur në vit nga hiper kolestroli. Duke iu referuar këtyre shifrave me plot gojë themi që kjo është një luftë e re botërore.
Sipas një ankete 26% e vajzave shqiptare vuajnë emocionalisht prej mbipeshës trupore, ndërsa sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore, në krahasim me dhjetë vite më parë, në Shqiperi vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet e vazave të gjakut dhe kancerit është rritur 40 %. Këto shifra tragjike si shkaktar kryesor njohin obezitetin.
Anila Kalleshi
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.