Dritan Egro MEP0260
Libër i ri
Një libër që hedh dritë mbi vijimësinë urbane 2500 vjeçare të qytetit të Tiranës. Një libër që evidenton rolin e rrugëve të komunikimit si faktor i rëndësishëm në themelimin dhe vazhdimësinë e jetës urbane. Çfarë historie fshihet pas emrit Brraka në qendër të Tiranës? Po familja Skurraj sa e vjetër është? Çfarë fshihet pas lidhjeve te forta urbane dhe njerëzore mes Krujës dhe Tiranës?
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | MediaPrint | |
ISBN | 9789928086792 | |
Ky libër mbi Tiranën qysh nga fillimet e saj në Antikitet e deri në momentin e shpalljes kryeqytet në fillim të shek. XX, vjen në një terren ku studimet e reja historike si përpjekje për të riparë apo për t’i rihapur çështjet e ‘pashkoqitura’ të historisë janë të vakëta. Historianët profesionistë që kërkojnë të ofrojnë qasje e perspektiva të reja pashmangshmërisht duhet të përballen me ata që mbrojnë pikëpamje ‘komode’, por shterpë. Në këtë kuadër, ky libër vjen si një përpjekje për të shpjeguar dhe për t’i dhënë kuptim së shkuarës së Tiranës dhe rajonit që e rrethon, si dy pjesë përbërëse të një realiteti historik që kanë bashkëvepruar intensivisht mes tyre.
Pra, ky libër është një përpjekje për të hedhur dritë mbi atë se ç’ka qenë Tirana; asaj që ende shihet, por edhe e asaj që nuk shihet, por ndihet. Tirana si qytet i periudhës osmane përbën vetëm ‘jetën’ e tretë të kësaj qendre urbane. Në Antikitet ‘rrënjët’ duhen kërkuar në qytetin ilir në Zgërdhesh; në Mesjetë në Krujë; kurse në kohën e re aty ku gjendet sot. Argumentimi i ‘tri jetëve’ të këtij qyteti është sfida e këtij libri.
Emrat Albanopolis dhe Albanon përfaqësojnë në thelb termat e pandryshuar, me të cilat të huajt kanë thirrur vendasit dhe qytetin e tyre; emrat Zgërdhesh dhe Krujë përfaqësojnë emrat me të cilat vendasit kanë thirrur qytetet e tyre.
Ndërsa emrat Albano(polis) dhe Albanon në thelb janë të njëjtë, termat Zgërdhesh dhe Krujë janë krejt të ndryshëm, madje ato mishërojnë përkatësisht: i pari emrin e një _si (Skurrajt), ndërsa i dyti një veçori natyrore të vendit (krojet). Pra, në këtë rast ka një dallim nga këndvështrimi i emërtimit që të huajt dhe vendasit i kanë bërë këtyre qyteteve.
Kur osmanët mbërritën në trevat shqiptare dhe morën qytetin e Krujës (gjysma e parë e shek. XV), ata e thirrën atë Akça-hisar (qytet shumë i bardhë, i shndritshëm).
Pse vallë një emërtim i tillë, befasues madje kur e dëgjon edhe sot? Të ishte i rastësishëm një emërtim i tillë? A lidhet përdorimi i këtij toponimi me Alba-n (e bardhë, e shndritshme) të Albanopolisit antik? A ishte ky përdorim nga osmanët një thirrje kujtese për një qytet që qysh nga Antikiteti ishte thirrur nga të huajt Albanopolis?
Të shkruash historinë e Tiranës do të thotë të rrëfesh traditën e thekshme urbane të tre qyteteve - Albanopolisit/Zgërdheshit, Albanonit/Krujës, e së fundi Tiranës moderne; do të thotë të kuptosh se pse ‘u trashëgua’ emri Skurraj/Sëpata nga emër qyteti (Zgërdhesh = vendi, qyteti i Skurrajve) në mbiemrin identifikues të familjes më të njohur mesjetare shqiptare; por edhe pse Toptanët e Krujës ‘zbritën’ në Tiranë duke lënë gjurmë në historinë moderne të Tiranës.
Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
ISBN | 9789928086792 |
Viti i Botimit | 2023 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...