I ri Dite per dite ditëlindje Shiko më të madhe

Dite per dite ditëlindje

David Baddiel A-002747

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas Agjenci prinderore, vjen nje tjeter liber i David Barddiel ne shqip; Dite per dite ditelindje. Me nje histori fantastike, qe do te ngazelleje lexuesit e vegjel dhe me ilustrimet e te madhit Jim Field, ky botim special do ti beje me te bukura pushimet verore te vogelusheve tane

Më shumë detaje

47 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët406
ISBN9789928286413

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Sem Grini mezi, mezi, mezi, mezi, mezi, mezi, mezi, mezi, mezi, mezi, mezi, mezi, mezi, mezi mezi mezi, mezi pret ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë.

Vërtet.

Nuk i pritet. Në fakt, ai do me gjithë shpirt ta ketë ditëlindjen përditë.

Dhe është shumë ngazëlluese kur ditëlindja përsëritet vërtet prapë mëngjesin tjetër.

Dhe prapë.

E prapë.

Por ndonjëherë duhet të kesh kujdes kur shpreh dëshira...

Hapeni këtë libër si një dhuratë fantastike nga autori bestseller dhe fitues çmimi, David Baddiel: një aventurë dëfryese për lexuesit kudo ndodhen.

David Baddiel është shkrimtar dhe komedian. Novela e tij "Agjencia Prindërore" ka fituar çmimin përurues “E qeshura më e fortë” për librin për fëmijë nga 9 deri 13 vjeç.

"Ditë për ditë ditëlindje" është ilustruar nga super talenti i famshëm Jim Field, fitues i çmimit të humorit "Roald Dahl".

 

Ditëlindjes së Semit

Po i vinte fundi i pritshëm.

ATËHERË AI E PA.

Një Meteor!

Aq i madh, sa u duk sikur e copëtoi qiellin. Dukej i mahnitshëm, si kometë apo raketë a fishekzjarr. Ishte i mahnitshëm, i mrekullueshëm. Atëherë iu kujtua se ç'i kishte thënë mami.

Kur sheh një yll që bie, mund të shprehësh një dëshirë. Duhet ta shprehësh.

Ai tha me zë në drejtim të yllit:

"Dua që ta kem ditëlindjen ditë për ditë!"

Në atë çast, drita e yllit iu duk sikur u bë më e shndritshme –

ai flakëroi fort për një sekondë –

pastaj RA tatëpjetë qiellit...

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët406
ISBN9789928286413
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7-13 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArtan Miraka