I ri Cmim i reduktuar! Rregullat e reja te marketingut dhe PR-it Shiko më të madhe

Rregullat e reja te marketingut dhe PR-it

David Meerman Scott A-000197

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër ju çon drejt rrugës së duhur për të fituar vëmendje për produktet, shërbimet dhe idetë tuaja, duke lënë mënjanë marketingun dhe programet tradicionale të PR-it.

Më shumë detaje

503 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928338082

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Si të rritni biznesin tuaj me këshillat e një klasiku të biznesit modern. Një udhëzues i sigurt i marketingut të së ardhmes, libri “Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it” është absolutisht i duhuri për ju. Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet.

Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë. David Meerman Scott jep shembuj konkretë suksesi, nga organizata anembanë globit, dhe informacione të zgjeruara për teknika, si marketingu i përmbajtjes dhe kapja e lajmit. Ai sjell për të interesuarit lajmet e fundit për marketing të suksesshëm nga rrjetet sociale (YouTube, Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe LinkedIn).

REVIEWS

“Kur lexova ‘Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it’ për herë të parë, ishte si një EUREKA për mua në Hubspot. Davidi ka zbuluar çelësin e suksesit për marrëdhënien shitës-blerës, duke shkruar një libër klasik që i ndihmon ata që bëjnë marketing, të përfitojnë prej tij.”

-Brian Halligan, CEO i HubSpot

“Davidi është i ditur, argëtues dhe frymëzues! Askush nuk di më shumë sesa ai për të fituar zemrën e blerësve. Strategjitë e tij të jashtëzakonshme rishtrojnë rrugën e sipërmarrësve në treg dhe i ndihmojnë ata të rritin bizneset.”

-Toni Robbins

“Ky libër i shkëlqyer, që na njeh me bazat e marketingut të mijëvjeçarit të ri, duhet t’i shkojë në dorë çdo profesionisti të PR-it.”

-Publishers Weekly

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe470
ISBN9789928338082
V. Bot2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLeonard Boduri