Hapni faqet e këtij libri të mrekullueshëm me princesha dhe ngjyrosni vizatimet sipas dëshirës suaj. Më pas plotësojini ato me figurat ngjitëse që do të gjeni brenda.
Në kërkimet e veta krijuese Dhori Qiriazi nuk disponon vrapin e galopit befasues në të pushtuarit dhe në të përvetësuarit e shtresave dhe hapësirave të reja shprehëse.Megjithatë ai arrin të jetë gjithnjë i sinqertë në kërkimet e veta.
Nëse fëmijët e vegjël do t'i lexojnë librat e Zhyl Vernit, ata do të kenë një botë plot fantazi dhe mendja e tyre do t'i nxisë drejt shkencës. Kjo është e provuar tashmë prej një shekulli ku pasionantët e këtij autori janë bërë shkencëtarë në të ardhmen e afërt. Prandaj ne kemi rekomanduar katër prej veprave më të mira, të përshtatura për lexuesit e...
Kjo permbledhje eshte nje shenje modeste nderimi per artistet e qytetit te Durresit. Portretet e ketij vellimi jane shkruar dhe publikuar ne kohe te ndryshme pergati 20 vjet nga gazetari i njohur i qytetit te Durresit, Gezim Kabashi
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Autorja është e fituesja e parë femër e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1909 dhe në katërmbëdhjetë tregimet e zgjedhura që janë përfshirë në kët ëvëllim vjen jeta dhe historia e popullit suedez, lufta e tij dhe zbërthimi që i bën shpirtit të tij. Tregimet janë të pasuruara edhe me elemente të legjendave popullore, të përrallave dhe të ëndrrave, në...
Personazhet: Xhuliani, Diku, Xhorxhi, Eni dhe Timi, ku prej 70 vitesh tashmë i argëtojnë pandalur lexuesit.
Personazhet: Xhuliani, Diku, Xhorxhi, Eni dhe Timi, ku prej 70 vitesh tashmë i argëtojnë pandalur lexuesit.
Një studim i plotë rreth poezisë në sinkroni dhe diakroni, në raportin mes traditës dhe të tashmes, në përqasjet me poezinë botërore dhe shkollat letrare, aspektet estetike, leximi i saj dhe perspektiva e poezisë shqipe, - i realizuar nga Dr. Gazmend Krasniqi
Shumë histori të ilustruara bukur, për të kuptuar se sa e çmuar është mirësia dhe se si një gjest i vogël mund t’u zbukurojë jetën njerëzve rrotull nesh! Ç’gjëra të mrekullueshme mund të bëjmë veç me një gjest! Certifikuar për sigurinë nga BE
Kapitulli paraprak – Burimet e të Drejtës Sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare
Detyrimet janë një pjesë thelbësore e të drejtës, bazat e të cilave duhet të njihen nga të gjithë ata që merren me çështjet juridike.
Pas më shumë se një gjysëm shekulli ekzistence, Evropa shfaq rezultate ekonomike pozitive që e rendisin atë në vendin e parë në botë për prodhimet industriale dhe bujqësore, shërbimet, konsumin, tregtinë ndërkombëtare, investimet e huaja të drejtpërdrejta...
Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
18 tinguj që do ta marrin fëmijën tuaj e do ta çojnë në zemër të natyrës. Përveç ilustrimeve të mrekullueshme, ky libër i ndihmon të kuptojnë më mirë se si ndihesh në gji të natyrës, leximi juaj merr ngjyrimet më të bukura dhe kthehet në veprimtari të gjallë. Certifikuar për sigurinë nga BE
18 tinguj që do ta marrin fëmijën tuaj e do ta çojnë në zemër të natyrës. Përveç ilustrimeve të mrekullueshme, ky libër i ndihmon të kuptojnë më mirë se si ndihesh në gji të natyrës, leximi juaj merr ngjyrimet më të bukura dhe kthehet në veprimtari të gjallë. Certifikuar për sigurinë nga BE
Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne.
I ngarkuar në Armatën e Orientit, koloneli Andre Ordioni mbërrin në Ballkan në nëntor 1917 dhe qëndron aty deri në tetor 1925.
Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë. Nuk janë të paktë pseudointelektualët shqiptarë, që me një zell dhe servilizëm të neveritshëm, përpara të...
E dini që kushdo mund të vizatojë? Me këtë metodë, mund të bëheni artistë të vërtetë. Ndiqni hapat e treguar dhe vizatoni kafshë fshati e pylli, por edhe kafshë ekzotike. Madje, para se të bëni vizatimin tuaj përfundimtar, mund të ushtroheni në faqen që pastrohet, për ta provuar prapë. Një seri praktike e argëtuese. Certifikuar për sigurinë nga BE
Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. Letërkëmbimi që i përket fillimit të vitit 1990, përbën pjesën e dytë të librit “Nga një dhjetor në tjetrin”, botuar njëherësh në shqip dhe në frëngjisht, nga shtëpia...
Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.