Viti 2017 do të mbahet mend për...
Ky është libri i dytë magjik i trilogjisë “Hetimet e mbinatyrshme”, një bestseller ndërkombëtar sipas “New York Times” dhe “Indie”, i përkryer për dashamirësit e historive ku ndërthuren aventurat, magjia, zbulimi i sekreteve dhe mbinatyrorja.
Me romanin e tij të ri, i cili trajton politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, Robert Menasse ka krijuar një kaleidoskop brilant që lidh ngjarjet botërore dhe fatet individuale në mënyrë të shumëanshme: i zgjuar, mendjemprehtë, me largpamësinë e nevojshme dhe një dozë të shëndetshme marrëzie.
Erdhi libri që u mungonte mësuesve dhe prindërve! Një libër emocionues dhe plot humor, i cili hedh dritë mbi jetën në klasë: çfarë ndodh në të vërtetë kur engjëjt tuaj të vegjël e të çmuar shkojnë në shkollë?!
"Tula" kjo histori e mrekullueshme dashurie, që rrëfehet nga një personazh pa emër e që shfaqet në formën e një lakuriqi nate, na shoqëron në një botë të mbyllur ndaj Perëndimit dhe nëpërmjet rrjedhës së saj na pozicionon në disa labirinte shoqërore, ku në jetën normale nuk do ti frekuentonim kurrë.
Letra tronditëse, jashtëzakonisht të këndshme dhe po ashtu shumë të pista. Shkrimtari i madh i shkruan gruas së jetës së tij për t’i thënë se nuk dëshiron asgjë tjetër veçse të kthehet sa më parë në shtëpi.
7 porta për t'u çelur nga 12 personazhe në 21 ditë. Tre ligje dhe direktivat e një mjeshtri për t'u zbatuar. Vetëm njëri prej tyre do të arrijë të mbijetojë deri në fund, duke marrë dhe statusin e Banorit të Dritës. Intriga, pasion, mister, rrëfime intime, dhunti përtej së zakonshmes, zhdukje pa paralajmërim.
Tradhtia e intelektualëve mbetet një pikë referimi në historinë e ideve në shekullin e 20, një nga tekstet kryesore për rolin dhe autonominë e intelektualëve, një libër që nxit polemikën mbi plagë ende të hapura. "Intelektualë" këtu konsiderohen "njerëz, funksioni i të cilëve është mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe të çinteresuara, si drejtësia dhe...