Produktet më të shikuara
Koleksioni V&A është një miksim i...
Punimi "Deontologjia e profesionit të Avokatit" është kontribut cilësor për krijimin, zhvillimin e njohurive bazike jo vetëm të formimit juridik të juristëve në përgjithësi, por edhe në shërbim të avokatëve që ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri, Kosovë apo BE.
Kjo është vepër monumentale e Genette në fushën e narratologjisë; qoftë si aplikim mbi tekste por edhe në raport me disiplinat e tjera. Për herë të parë vjen në shqip në këtë botim
Me figura plot ngjyra dhe me mozaikë, kjo seri e veçantë i ndihmonj vogëlushët të mësojnë fjalët e para dhe zhvillon aftësitë e tyre ndërvepruese.
Nese je nje femer dhe lexon Pasqyren me siguri do gjesh veten me shume se 1 here ne vargjet e poezive. Dhe nese je nje mashkull leximi do te bente te kuptoje femren...Por Jo vetem kaq, autorja Irda Haruni ka sjelle maredheniet humane te vendosura ne realitetet shoqerore me te cilat perballemi cdo dite
"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.
Revolucioni Frances tronditi Francën dhe mbarë botën. Në këtë libër, përmes fjalimeve të Mirabosë Barnavit, Kondorsesë, Vernjosë, Dantonit, Robespierit dhe Sen Zhystit prekim dramën e kohës. Por, jehona e largët e këtij Revolucioni ndihet ende edhe në ditët tona.
I shkruar vetëm një muaj pas tërmetit dhe katastrofës bërthamore që shkatërroi në vitin 2011 pjesën Veri-Lindore të Japonisë, ky libër është inkadeshenca e vënë në provë e të shkruarit përballë të vërtetës dhe e paraqit shkëlqyeshëm Furukava Hideon si një nga shkrimtarët më pasionantë të brezit të tij
Ky liber eshte nder botimet me te rendesishme ne fushen e mendimit filozofik nga nje prej mendjeve me brilante te kohes tone
BIG NETI DO T’UA KALOJË TË GJITHË TË TJERËVE! Do të fitojë apo do të humbë Neti? Do të arrijë atë që do, apo do të dështojë? Apo, do të përfundojë PËRSËRI... në dhomën e dënimit? Por, nuk do të jetë e lehtë. - Ai ka përballë Xhinën, armiken e tij të përhershme, e cila mund të prishë gjithçka!
Rikard Ljarja shfaqet para lexuesit me kete liber edhe si tregimtar. Ne kete botim sjell refleksione te thella per jeten, me nje bote plot gjalleri dhe drame, e pare ne nje kendveshtrim tejet origjinal, me nje narracion te stilit kinematografik.
Autoret Joan Holub dhe Suzanne Williams u japin nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni uljengritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Autori Joan Holub u jep nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni ulje-ngritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Përbindësha shakatarë me pamje nga më të çuditshmet të presin te këndi i lojërave! Hyr e zbuloji njëri pas tjetrit. Lojëra tmerruese dhe krijese të përbindshme të presin me kurthet e tyre nga më të çuditshmet! Edhe po hyre mos të të gënjejë mendja se mund të dalësh edhe aq lehtë prej andej.
Përralla të mrekullueshme, të pasura me ilustrime të shkëlqyera dhe personazhe të paharrueshme nga përralla tradicionale dhe legjenda mahnitëse nga anembanë botës.
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur, dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Ashtu si në Amerikë, Europë dhe vende të tjera të botës, edhe në vendin tonë, ky libër është kthyer në librin më të dashur për lexuesit e vegjël.
Poli dhe Virgjinia” është rrëfimi i jetës së dy rioshëve të lindur në të njëjtin vend dhe të dashuruar marrëzisht më pas me njëri-tjetrin. “Poli dhe Virgjinia” është një roman ku ngrihet në kult dashuria për natyrën, besnikëria deri në vdekje dhe morali i lartë; një roman që do të lexohet padyshim me një frymë nga lexuesi.