I ri Nilkon Shiko më të madhe

Nilkon

Fate Velaj BO0244

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

NILKON, pjesa e dytë e trilogjisë Kreuztanne. Një histori e vërtetë. Filluar në kulmin e debateve të kuqta flakë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në Neë York, vazhduar nëpër bardhësirat vjeneze të janarit 2002 dhe mbyllur nëpër verdhësirat e nëntorit egjiptian në Kajron e po atij viti me misionin shpirtëror për ndërtimin e urës artistike që do të lidhte Danubin me Nilin. Një roman ku realiteti dhe fiksioni shkrihen në një të vetme për ta bërë këtë libër një monument të dashurisë dhe vlerave të ngjashme midis popujve dhe civilizimeve

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“...Lakis filloi të këndonte. Fillimisht u dëgjua si nën zë. Zëri filloi t’i merrte tingujt e gurgullimave që dalin nga thellësia e ujërave të Mesdheut, diku mes ishullit të Sazanit, Korfuzit, Itakës, Kretës, si dhe atij të Qipros, nga shkuma e dallgëve të së cilës u ngrit mbi det perëndia e bukurisë, Afërdita.

Kërkova nëpër sallë nënën time, që ka të njëjtin emër, dhe sytë ma kapën ulur hijerëndë pranë grave hijerënda egjiptiane. Vazhdonte Lakis të zinte në gojë njëri pas tjetrit emrat e ishujve të Mesdheut, ata që i dilnin përpara kur, me sy mbyllur, udhëtonte me këngën e tij rrugës për në Egjipt dhe i hapi ato në momentin që ato u përplasën me molin e Aleksandrisë.

U kthye nga unë. Më kapi dorën. Më afroi pranë vetes. Fillimisht mendova se do të fliste për pikturat e paraqitura, por, pasi bëri një pauzë, filloi:

- Mos e harro nga u nise! Mos e harro Vlorën! Ajo do të ngelet Itaka jote, - dhe, me dorën time akoma shtrënguar, me sytë e humbur diku, nëpër shkumën e bardhë të dallgëve të Mesdheut, drejtoi dorën tjetër nga piktura ime “Shtëpia buzë detit” dhe, me sytë mbytur te ngjyra blu e thellë e saj, filloi të recitonte pjesë nga “Itaka”, poezia e Konstantinos Kavafis, poetit të madh nga Aleksandria e Egjiptit:

…shko e shikoji qytetet e Egjiptit, por, mos e hiq Itakën nga sytë, rikthimi yt atje është i parapërcaktuar...”

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe350
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanAutobiografik