Malaparte thotë se shteti totalitar është një shtet ku gjithçka jo e ndaluar, është e detyrueshme. Përkufizim sa i butë, aq dhe i pamëshirshëm.
Industria e medias dhe e kinematografisë është një botë që nuk fle kurrë. Botuesit, regjisorët, modelet, pop - staret rrinë zgjuar gjithë natën nëpër lokale dhe punojnë gjithë ditën në zyra të zbukuruara në stilin më modern të kohës... Në këtë botë ku është rritur Xhenjuëri Uejn, një vajzë magjepsëse, kërkon në Nju- Jorkun e zhurmshëm dhe në Los...
“Çoçarja” ose siç njihet ndryshe me titullin “Dy gratë” është një histori lufte; e përpjekjeve të dy grave për t’u mbijetuar viteve të luftës.
Goditjet në zemër janë fatale nëse nuk kemi informacion dhe nuk dimë të reagojmë në momentet kritike. Ky libër është një guidë shpëtuese për të zbuluar sekretet e zemrës tuaj. Njëherësh libri duhet të lexohet nga të gjithë dhe të jetë në listën e gjërave të shërbimit të shpejtë në shtëpinë apo zyrën tuaj
E hasim vogëlushin, një mëngjes fund – dimri, teksa "hovkërcen" drejt shkollës. Janë vitet 50 dhe, ndërsa zgrep në një vresht një veshak stërkalamushti, Ujkoshi, kështu e quajnë, sheh një burrë, me kokën e re, mjekrën shtëllungë dhe një qen të rrëgjuar përbri. Një Zot?
"Asgjë e vërtetë veç syve" është romani i dytë i autorit të bestsellerit "Unë vras". Ngjarjet zhvillohen paralelisht në dy kryeqytete. Në Nju Jork, djali i kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Xherri Ko vritet në mënyrë misterioze. Hetimi i ngarkohet një ish -komisari të talentuar policie. Në Romë, komisarja e policisë italiane, Maurina, e cila rrëmbehet...
Winx-at janë vajzat guximtare që kanë gjithmonë adhuruese miliona vajza në mbarë botën. Edhe në Shqipëri. Ky set është për Winx-et tona, me 9 libra dhe i shoqëruar me tre teste dhe puzzle për vajza të zgjuara
“Çoçarja” ose siç njihet ndryshe me titullin “Dy gratë” është një histori lufte; e përpjekjeve të dy grave për t’u mbijetuar viteve të luftës.